Shoqata “Liga e Arumunëve të Shqipërisë” nëpërmjet një njoftimi për shtyp ka ngritur shqetësimin për mospërfshirjen e minoritetit arumun në proçesin e konsultimit ose vendimarrjes për ato çështje nga të cilat preken në mënyrë te drejtpërdrejtë të drejtat e këtij minoriteti.
Nëpërmjet kësaj komunitake Shoqata “Liga e Arumunëve” i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, “rishikimin e këtij Projektvendimi, eliminimin e të gjitha barierave të çfarëdo lloj natyre, në mënyrë që të eliminohet efekti përjashtues.
Mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare në marredhëniet ndërmjet personave qe i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore”.
Njoftimi i plotë
Shoqata “Liga e Arumunëve të Shqipërisë” u njoh me anë të mass-medias në lidhje me propozimin e ardhur nga ana e ministrit të Brëndshëm, z. Sandër Lleshaj për “Mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare në marredhëniet ndërmjet personave qe i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore”.
Në këtë drejtim, shprehim në mënyrë të përsëritur shqetësimin tonë për mospërfshirjen e minoritetit arumun në proçesin e konsultimit ose vendimarrjes për ato çështje nga të cilat preken në mënyrë te drejtpërdrejtë të drejtat specifike të këtij Minoriteti Kombëtar në Republikën e Shqipërisë.
Propozimi i ardhur nga ana e ministrit të Brëndshëm, i cili në vetvete përbën vënien në zbatim të Ligjit Nr. 96/2017 për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republiken e Shqipërisë”, përsërit të njëjtat aspekte te kontestueshme të Ligjit për sa i përket vendosjes të kushteve numerikë.
Edhe pse qëllimi i këtij vendimi, në parim, është dukshem në anë të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve kombëtare, përdorimi i kritereve numerikë, bazë e të cilave janë dy proçese fuqimisht të kundështuara nga ana e minoriteteve: Censusi i vitit 2011 dhe Reforma Teritorial-Administrative, e bën te pamundur shtrirjen e fuqisë së tij vepruese në zonat tradicionalisht të banuara mga komuniteti ynë.
Edhe pse minoriteti arumun, eshte minoriteti kombëtar më i madh në Republiken e Shqipërisë, fakt i cili nuk reflektohet në të dhënat e Censusit të vitit 2011, po në baze te këtryre të dhënave në asnjë njësi administrative të vetëqeverisjes vendore nuk përbën më shumë se 20% të popullates. Në ketë drejtim duket qartë se ky minoritet nuk mund te gëzoje te drejtat e propozimit të ministrit të brëndshëm, z. Sandër Lleshaj.
Liga e Arumunëve të Shqipërisë, i propozon z. minister Sandër Lleshaj, rishikimin e këtij Projektvendimi, eliminimin e të gjitha barierave të çfarëdo lloj natyre, në mënyrë që të eliminohet efekti përjashtues.
Duke shpresuar në një reagim pozitiv sigurojmë gjithë mbeshtetjen tonë me ekspertizë.
Ilia GJOKA
Kryetar
Liga e Arumunëve të Shqipërisë
Arumunët e Shqipërisë, thirrje ministrit të Brendshëm: Rishiko ligjin, të na njihen të drejtat!
8 prilli – Dita Botërore e Romëve
Maqedonasit e “bullgarizuar” në Shqipëri
Të ndarë dhe të pabarabartë: Segregimi i fëmijëve romë dhe egjiptianë në shkollat shqiptare
Open Data Albania, Minoritetet etnike në Shqipëri
Bullgarët e Trebishtit
Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, përmes një postimi në rrjete sociale ka përshëndetur miratimin e ligjit për pakicat kombëtare në Shqipëri. “Moment historik për Bullgarinë pas 104 vitesh Shqipëria njohu bashkësinë etnike bullgare”,-shkruan Borisov. Për miratimin e këtij vendimi ka reaguar edhe zëvendës-kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva. “Projektligji i mungonte […]
Historia e egzistencës së minoritetit etnik serb dhe malazez e ka zanafillën që në mesjetën e hershme. Ky minoritet jeton kryesisht i përqendruar në qytetin e Shkodrës, të Koplikut, në komunën Gruemirë, ne fshatrat Vrakës, Omaraj, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, në Kamicë, Shtoj i Vjetër, Shtoj i Ri, Dobraç, Golem, Mushan, Bushat […]
“Problemet e minoriteteve kanë qenë një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë” Në Shqipëri jeton historikisht Minoriteti Etnik Grek, i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar në vitin 1921 në Unionin e Kombëve. Ky Minoritet, me përpjekje të vazhdueshme mundi të ruaj identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare greke, traditat kulturore, doket dhe […]