e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

Rasti i parë në këto 30 vjetë demokraci që emigrantët nuk do të votojnë! Pas dështimit të procesit për t’u dhënë mundësi të votojnë përmes postës, Komiteti i Ekspertëve Teknik vendosi karantinim 14 ditor për emigrantët që hyjnë nga sot në Shqipëri, duke iu ndërprerë mundësinë për të votuar.

Shëndeti i qytetarëve dhe ruajtja e ulët e kurbës së infektimeve nga koronavirus janë më të rëndësishme se vota, tha  Zv/ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini për ABC. Arsyet që nxitën në vendimmarrje Komitetin Teknik të Ekspertëve të vendosin që duke nisur nga e marta e 20 prillit çdo emigrant që do të hyj në Shqipëri nga Greqia apo Maqedonia e Veriut t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore. Për Tominin, vendimmarrja nuk ka lidhje me zgjedhjet.

“Është shumë e rëndësishme që shëndeti publik të prevalojë mbi cdo element tjetër jetësor siç mund të jenë zgjedhjet, në këtë rast koncidon me problemin e zgjedhje dhe absolutisht e lidhur kjo me pjesën politike sepse ekspertët janë ekspertë shëndetësore të fushës së tyre” tha ajo.

Përfaqësuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve sqaron se emigrantëve nuk i është ndaluar të hyjnë në territorin shqiptar. “Nuk privohet lëvizja e tyre, por aktualisht meqënëse kriteret epidemiologjike janë në nivele të ulëta për shkak të qarkullimit të mutacioneve në vende të tjera që kanë një tendencë në rritje nuk duam që kjo situatë të ndikojë nga prurjet e kësaj kohe”.

Ekspertja e shëndetit publik nuk i kursen kritikat për partitë politike dhe sjelljen e tyre në fushatë, duke paralajmëruar për një numër të rritur të infektimeve në muajin maj. “Rreziku do të shihet në vijim. Do të kenë impakt në vijim, pasi është prishur distancomi fizik, grumbullimet kanë qenë të reflektuara, ose kemi parë grumbullime masive në kuadër të zgjedhjeve”.

Ekspertëve vendosi që çdo qytetar shqiptar që do të kalojë kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, do të duhet t’i nënshtrohet një karantine të detyrueshme 14 ditore. Vendim që i heq mundësinë për të votuar këtë të diel emigrantëve që dëshironin të votonin të dielën e 25 prillit.

 

Më shumë

Pekin 2022: Lojërat Olimpike Dimërore pa spektatorë të huaj

Kina do të lejojë vetëm spektatorë vendas në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin. Edhe rregullat e mbrojtjes ndaj koronavirusit për atletët janë bërë të qarta.   Ashtu si në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Verës në Tokio edhe në Pekin në Lojërat Dimërore do të ketë masa kufizuese për shkak të pandemisë së […]

Tetori Rozë – 1 në 8 gra me kancer gjiri!

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.   Jepini vetes vetëm 30 minuta kohë për shëndetin tuaj.  Sot 1 në 8 gra diagnostikohet me kancer të gjirit.  Kapja e hershme e kësaj sëmundje të shpëton nga vdekja. Mesazhi vjen nga gra që janë përballuar me sëmundjen […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara