Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

Sigurimi i depozitave dhe rekomandimet e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave pas inspektimeve të kryera ishin në qendër të takimit të zhvilluar dje me Bankat dhe Shoqëritë e Kursim-Kreditit. Lista unike e depozituesve dhe projektet në funksion të rritjes së gatishmërisë për kryerjen e procesit të kompensimit, të tilla si: përmirësimi i cilësisë së të dhënave të depozituesve dhe hartimi i një platforme të përbashkët për këtë qëllim; zhvillimi i sistemit IT për modulin e kryerjes së procesit të kompensimit; si dhe zhvillimi i “Stress Test-it” për të vlerësuar gatishmërinë e raportimit të bankave sipas një formati të kërkuar nga Agjencia gjatë simulimit të  një situate krize të mundshme, ishin në qendër të takimit.

Sipas njoftimit për shtyp, Agjencia prezantoi zhvillimet kryesore të punës së përbashkët gjatë vitit 2019 për zbatimin e detyrimeve ligjore në lidhje me skemën e sigurimit të depozitave, si edhe u theksua rëndësia që ka për Agjencinë bashkëpunimi ndërveprues me subjektet anëtare, për zbatimin me korrektësi të kërkesave të kuadrit ligjor dhe rregullativ për sigurimin e depozitave, si element i rëndësishëm për përballimin e situatave të krizave dhe sidomos për realizimin me sukses të procesit të kompensimit.

Në fokus të diskutimeve ishte rritja e gatishmërisë së subjekteve për ngarkimin e shpejtë dhe të saktë të skedarëve për kompensim në sistemin elektronik të Agjencisë, me qëllim përgatitjen e listë pagesës me të dhënat unike të depozituesve si edhe vlerësimi i këtij procesi nga Agjencia, nëpërmjet organizimit të simulimeve teknike dhe të përgjithshme.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga Agjencia, gjatë procesit të verifikimit në subjektet anëtare, duke sjellë në vëmendje të pjesëmarrësve gjetjet më të rëndësishme të evidentuara gjatë këtij procesi. Agjencia bëri me dije subjektet, në lidhje me rëndësinë e raportimit dhe përditësimit të vazhdueshëm në lidhje me masat e marra për adresimin e gjetjeve gjatë procesit të verifikimit.

Në përfundim të takimit, Agjencia falenderoi subjektet anëtare të skemës, për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në funksion të forcimit dhe përmirësimit të skemës së sigurimit të depozitave.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara