e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Mike Pompeo do të jetë sot në selinë e OKB-së në New York për të informuar  Presidentin e Këshillit të Sigurimit se SHBA po ndërmerr mekanizmin e quajtur “snapback” kundër Iranit.

Tentativat e mëparshme amerikane në Këshillin e Sigurimit kanë dështuar pasi disa anëtarë të përhershëm dhe provizorë kanë dalë kundër propozimeve amerikane për sanksione të reja ndaj Iranit. Motiv për të cilin Shtetet e Bashkuara ndjehen të detyruar të aplikojnë një manovër diplomatike që rallëherë është përdorur, atë të quajtur “snapback”, e cila mund të izolojë më tej qëndrimin amerikan ndaj Iranit.

Sanksionet ndaj Iranit ishin lehtësuar disi me marrëveshjen bërthamore të 2015-tës, nga e cila Presidenti Trump u tërhoq dy vjet më parë. Tentativa të ndryshme diplomatike, edhe pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për zgjatjen e sanksioneve për një kohë të pacaktuar, nuk gjetën mbështetjen e duhur nga disa vende, përfshirë Anglinë dhe Francën.  Nuk është çështje parimesh, por interesash ekonomike që cënohen nga sanksionet amerikane. Kjo po shtyn SHBA të ndërrojë linjë diplomatike.  Mekanizmi “snapback” i bën të mundur anëtarëve të ndryshëm të rivendosin të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara nëpërmjet një proçedure të komplikuar, e cila nuk mund të bllokohet nga e drejta e vetos që kanë vende si Rusia dhe Kina në Këshillin e Sigurimit, vende që e kundërshtojnë në mënyrë konstante politikën amerikane ndaj Iranit.  Kjo proçedurë i bën të mundur 15 vendeve të Këshillit që kanë qënë pjesmarrës në Marrëveshjen Bërthemore, të kërkojnë rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Proçedura që propozojnë amerikanët është përqeshur nga rusët dhe kinezët dhe është nënçmuar nga europianët, por edhe brenda politikës amerikane ka mëdyshje. Ish këshilltari për sigurinë kombëtare John Bolton, një nga më anti-iranianët në administratën amerikane, mendon se SHBA, me tërheqjen nga Marrëveshja, e kanë humbur pozicionin e tyre snapback dhe të çosh përpara një proçedurë të tillë mund të jetë e dëmshme për reputazionin e SHBA. Po ashtu mendon edhe ish zëvendëssekretarja e Shtetit Wendy Sherman, një ndër negociatoret e Marrëveshjes nën administratën Obama.

Mike Pompeos do t’i duhet të paraqesë provat e një moskonformiteti të rëndë nga ana e Iranit, të dhëna që mund t’i japë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike.  Nga ana e tij, Irani nuk e mohon se ka shkelur disa aspekte të Marrëveshjes, por pretendon se veprimet e tij kanë qënë pasojë e tërheqjes së SHBA nga Marrëveshja dhe të rivendosjes së sanksioneve nga ana e administratës Trump.

Marrëveshja e 2015-tës e administratës Obama parashikon se cilido anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB mund të përdorë veton për të bllokuar zbutjen e mëtejshme të sanksioneve, çka do të thotë se, në parim, kjo do të përkthehej me rivendosjen e sanksioneve. Por mund të ndodhë edhe e kundërrta, sipas Marrëveshjes, që cilido anëtar me të drejtë vetoje, të kërkojë zbutjen e mëtejshme të sanksioneve.

“SHBA mund të paraqesin një rezolutë të tyren e pastaj të vendosin veton, vetëm për të treguar se po përballojnë mocionet proçeduriale, edhe pse kjo do të dukej paksa si farsë”. Loja është e hapur.

 

Më shumë

Mbërrijnë në Greqi turistët e parë nga Izraeli, secili me çertifikata vaksinimi

Një nga fluturimet e para me turistë nga Izraeli, mbërriti pak para orës 11 të mëngjesit në Greqi. Turistët nga Tel Aviv kishin në duar çertifikatën e vaksinimit, e cila u lejon atyre të fillojnë pushimet menjëherë, pa karantinë.   Sipas Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, çertifikata dixhitale e gjelbër është një […]

Provokimi i ri i Kremlinit – Putin ka gjithnjë me vete valixhen bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin ka gjithnjë me vete instrumentet e nevojshme të komunikimit, përfshirë ata strategjikë, kudo që ai ndodhet. Këtë e ka pohuar zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, kur u pyet nëse Putini kishte me vete valixhen e tij bërthamore, gjatë fundjavës së kaluar në Siberi, bashkë me ministrin e tij të mbrojtjes. […]

A është mirë presidenti? Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit , Air Force One

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.   Ai është parë të pengohet disa herë duke ngjitur shkallët e avionit të premten.   Presidenti 78-vjeçar pavarësisht incidentit, u ngrit, por përsëri u pengua për herë të dytë […]

Takim i tensionuar SHBA-Kinë në Alaskë

Administrata e Presidentit Biden filloi të enjten bisedimet e para të nivelit të lartë në prani fizike me Kinën rivale, duke thënë se veprimet kineze kërcënojnë rendin global të bazuar në rregulla dhe duke u zotuar se Uashingtoni do të mbështesë miqtë e tij.   “Ne nuk kërkojmë konflikt, por ne e mirëpresim konkurrencën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara