e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

 

“Transporti urban dhe ndërtimet janë ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, nga ku shkaktohet një prani e lartë dioksidit të karboni, azotit”.

 

Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes”, ekspertja e mjedisit, Valbona Mazreku, e cila nënvizoi se ndotja e ajrit në Shqipëri është disa-fish më lartë në krahasim me vendet e BE-së.

 

Znj. Mazreku shtoi se për cilësinë e ajrit në kryeqytet nuk ka të dhëna për të paktën 3 vitet e fundit nga ana e bashkisë Tiranë.

Ekspertja sqaroi se duhet të vendosen pajisje specifike në disa zona të kryeqytetit dhe më pas të bëhet një përllogaritje e nivelit të ndotjes.

 

Znj. Mazreku theksin e vuri tek transporti urban në kryeqytet ku tha se duhet të bëhet një rregullim i linjave, në mënyrë që të ulet numri i autobusëve që kryejnë të njëjtat akse.

 

Ajo nënvizoi duhet rishikuar edhe ligji specifik për parametrat e mjedisit

 

 

 

 

Më shumë

Glasgou, premtime të pamjaftueshme për të ngadalësuar ndryshimin e klimës

Shkencëtarët kanë bërë paralajmërime të ashpra se mos arritja e një marrëveshjeje për shkurtime shumë më të thella në emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serrë do të rezultojë në ndryshime katastrofike dhe të pakthyeshme të klimës. Por, shpresat tashmë po zbehen se konferenca e OKB-së për klimën në Skoci do të rezultojë […]

Ruajtja dhe promovimi i vlerave të basenit ujor të Drinit

Nevoja gjithnjë e më e madhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të ekosistemit të basenit të Drinit, ku përfshihen lumejtë Drin e Buna dhe tre liqenit; ai i Shkodrës, Prespës dhe Ohrit, bashkoi sot në pikën turistike të Shirokës, në bregun e liqenit, përfaqësues të organizatave mjedisore dhe studiues, si pjesë e […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara