e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Delegacionet e Serbisë dhe Kosovës në Bruksel në kuadër të dialogut me ndërmjetësimin e BE kanë akuzuar njeri-tjetrin për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura Kosovë-Serbi.

 

 

Në Bruksel për dy ditë radhazi u takuan delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me të ngarkuarin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, por nuk u shënua asnjë përparim. Të dyja palët akuzuan njera-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të deritashme. I ngarkuari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, diskutimet e delegacioneve në Bruksel që i zhvilloi edhe ndarasi edhe bashkë. Ai i quajti ato përmbajtësore. “Diskutime të gjera për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Lajçak në  Twitter.

 

Pala serbe nuk ka përmbushur detyrimet

 

Pala kosovare e kryesuar nga zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që është i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre. “Ne kemi parashtruar vërejtjet tona për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur detyrimet e saj ndaj këtyre marrëveshjeve”, tha zëvëndëskryeministri Bislimi.

 

Serbia: Asociacioni kusht mbi kushtet

 

Nga ana tjetër edhe pala serbe e kryesuar nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se pala kosovare asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. “Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim më tej. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij”, tha Petar Petkoviq. Sipas tij, Serbia i ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre. Ndonëse vetë Lajçak më herët tha, se takimet e delegacioneve kosovare dhe serbe në Bruksel janë parapërgatitje për takimin e radhës të nivelit të lartë ndërmjet Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit në fund të korrikut, nuk u përmend data e saktë e këtij takimi.

 

Asociacioni mbetet pika ndarëse

 

Çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë pika më e fortë ndarëse në dialogun Kosovë-Serbi. Serbia insiston në formimin e Asociacionit, por kjo refuzohet në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sërish ka deklaruar se nuk mund të ketë Asociacion të Komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është përcaktuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

 

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë Asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zemë Asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, Asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, ka theksuar Kurti pas deklaratave të njëpasnjëshme edhe të zyrtarëve amerikanë, të cilët besojnë se Kosova e ka detyrirm që ta formojë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

 

Së fundmi, dy ditë më parë këtë e tha edhe zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer në një intervistë për median kosovare  Rtv 21. “Marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është detyrim, të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë”, tha Palmer duke theksuar se “ekzistojnë mekanizma, përmes të cilave Kosova mund ta zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet”.

 

Më shumë

Përballë protestave në Turqi, Presidenti Erdogan bën një gjest të rrallë tërheqjeje

STAMBOLL – Pas muajsh protestash nga profesorët dhe studentët, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka bërë një hap pas duke hequr rektorin e debatueshëm që kishte imponuar në krye të universitetit kryesor të Stambollit. Universiteti Bogazici konsiderohet si qendra e mendimit liberal dhe lirisë akademike.   Profesorët e universitetit duartrokitën ndërsa në sfond […]

EULEX – mision për sundimin e ligjit apo mision politik?

Ish-kryetari i gjyqtarëve të misionit EULEX, Malcolm Simmons, tha para Komisionit të Parlamentit të Kosovës se EULEX-i synonte largimin e “peshqve të mëdhenj” nga skena politike. EULEX i hedh poshtë deklaratat e tij.     “Për komunitetin ndërkombëtar, marrëdhëniet me Serbinë dhe çuarja përpara e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequra nga Brukseli, […]

Shtëpia në mes të lumit Drin

Në mes të lumit që shërben si kufi ndarës mes Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës ndodhet një shtëpi e veçantë. Mishka vjen që prej 50 vjetësh në shkëmbin në Drin, aty ai gjen paqe larg politikës përçarëse.  

Politika monetare e Erdoganit nxit inflacion rekord

Inflacioni në Turqi ka arritur nivel rekord. Jeta është shtrenjtuar kurse fuqia blerëse ka rënë. Megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë interesin duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.     Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara