e diel 17 janar 2021
e diel 17 janar 2021

 

SpaceX po përgatitet për lëshimin e dytë me astronautë nga NASA pas fluturimit provë me sukses në fillim të vitit. Katër astronautë po përgatiten në Qendrën Hapsinore Kennedy për lëshimin e dytë me anijen hapsinore SpaceX të planifikuar me datën 14 nëntor.

 

SpaceX dhe NASA po bëjnë përgatitjet përfundimtare para nisjes drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës të planifikuar për të shtunën. Ky mision shënon fillimin e shumëpritur nga NASA të rotacionit të rregullt të ekuipazheve në stacionin hapësinor, ndërsa kompanitë private ofrojnë mjetet e transportit. Administratori i NASA-s Jim Bridenstine shprehu besimin për etapën e re të misoneve hapësinore.

 

“Është një hap tjetër i madh transformimi i misioneve hapësinore me njerëz. E kemi fjalën për komercializimin e hapësirës, ku NASA është një prej klientëve të shumtë në një treg komercial shumë të fuqishëm në orbitën e ulët të tokës. Po kalojmë nga fluturimi provë në fluturime operacionale. Të jemi të qartë, çdo fluturim është provë kur flitet për udhëtimet në hapësirë. Por gjithashtu duhet të jemi në gjendje që të shkojmë në mënyrë rutinore në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës”.

 

Ekuipazhi i përbërë nga tre amerikanë dhe një japonez do të niset të shtunën në mbrëmje nëse nuk ndikohet nga afrimi i stuhisë tropikale Eta.

 

“Industria komeraciale amerikane e lëshimeve në hapësirë kishte zero përqind të tregut global. Por si rezultat i investimeve nga NASA mbi 70% e tregut komercial të lëshimeve hapësinore janë amerikane. Kjo nënkupton zhvillimin dhe konkurrencën amerikane, duke patur përfitimet më të mira nga çdo dollarë i investuar amerikan”, tha zoti Brindenstine.

 

Udhëtimi drejt stacionit hapësinor do të zgjasë më pak se nëntë orë. Astronauti japonez Soichi Noguchi është specialist i misionit.

 

“Shkojmë në hapësirë krenarë, ndërsa kapsula e misionit tonë mban emrin “Resilience”, qëndrueshmëri, që tregon fuqinë për të mbijetuar. Misioni ynë është për të gjithë njerëzimin ndaj ne nuk mbajmë një mbishkrim në supin tonë. Të gjithë për një e një për të gjithë”.

 

Victor Glover është pilot dhe astronaut me NASA.

 

“Ende nuk kam patur shansin të ulë një anije hapësinore, por e kam bërë me mjete fluturuese gjatë trajnimit. Por do të fluturoj nga këtu të shtunën. Do të jetë një moment special për mua, sepse do të nisemi mbi majën e një rakete. Një gjë e mrekullueshme”.

 

Ekuipazhi prej katër anëtarësh do të qëndrojë në orbitë deri në pranverë, kur zëvendësuesit e tyre do të mbërrijnë në bordin e një kapsule Dragon nga SpaceX. Mjetet komerciale hapësinore të transportit do të vazhdojnë të bëjnë dërgesa të rregullta me ushqime dhe furnizime. voa

 

Më shumë

Trump: Nuk do të marr pjesë në inaugurimin e Biden

Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar.   Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se […]

Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar

Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.     Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të […]

SHBA mban praninë në Gjirin Persik për shkak të kërcënimeve nga Irani

Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni.   Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë “kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë […]

Alarmi demografik – Koreja e Jugut regjistron më shumë vdekje sa sa lindje

Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike, ku për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020.   Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje.   Për herë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara