e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Mijëra e mijëra trupa po përgatiten të dislokohen në Uashington DC përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ndërsa kryeqyteti amerikan ka filluar të ngjasojë sipas disa zyrtarëve me kryeqytete si Bagdadi apo Kabulit, dhe jo si qendra e botës së lirë.

 

Zyrtarët ushtarakë thanë të premten se 18,000 forca të armatosura të Gardës Kombëtare pritej të mbërrinin në kryeqytetin amerikan gjatë pesë ditëve të ardhshme, përveç 7,000 të dërguar pas trazirave të 6 janarit.

 

Garda Kombëtare, forca ushtarake rezervë e Shteteve të Bashkuara është mobilizuar në një sërë situatash brenda dhe jashtë vendit. Ajo shpesh thirret për të ndihmuar në rastet e emergjencave të brendshme dhe është bërë kontribuesi kryesor në atë që disa zyrtarë po e përshkruajnë si përgjigjen më të fortë të sigurisë në historinë e kryeqytetit.

 

Tashmë, rrugë të shumta rreth Kapitolit janë mbyllur për trafikun, ndërsa zona kryesore e Shëtitores Kombëtare, e cila shtrihet nga Memoriali i Linkolnit në anën perëndimore të Kapitolit dhe ka qenë vendndodhja e disa prej protestave më të famshme të vendit, është e mbyllur për vizitorët. VOA

 

Më shumë

Rusia dërgon parashutistë në Bjellorusi

Të premten Rusia dërgoi parashutistë në kufirin e Bjellorusisë me Poloninë, ku qindra migrantë po përpiqen të kalojnë në Bashkimin Evropian.   Kremlini tha se dërgimi i trupave ka të bëjë me një stërvitje të përshpejtuar. Por kjo lëvizje përkon edhe me shtimin e forcave ushtarake ruse përgjatë kufirit me Ukrainën ndërsa veprimi po […]

SHBA, 10 mln dollarë për të gjetur “kokat” e grupit kriminal “REvil”

Zyrtarët amerikanë bënë të ditur se Uashingtoni ka ngritur padi ndaj dy personave, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal REvil, lidhur me një valë sulmesh kibernetike, përfshirë një rast që çoi në mbylljen e përkohshme të fabrikës më të madhe të përpunimit të mishit në botë, si dhe sulme të tjera ndaj […]

OKB: 45 milionë njerëz kërcënohen nga uria

Rreth 45 milionë njerëz në të gjithë botën janë aktualisht të kërcënuar nga uria, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara.   Sipas Programit Botëror të Ushqimit (WFP), situata është veçanërisht e rëndë në Afganistan. Shefi i këtij programi, David Beasley, u bëri thirrje individëve të pasur që të ndihmojnë me donacione.   Ai […]

Liria e medias dhe krimet e luftës në Siri

Kur bëhet fjalë për dokumentimin e provave të krimeve të luftës në Siri, gazetarët dhe civilët ishin ata që udhëhoqën. Dokumentari “Bringing Assad to Justice”, “Të vësh Assadin para drejtësisë” zbulon rolin e rëndësishëm që gazetarët e huaj dhe vendas mund të luajnë në ekspozimin e abuzimeve të të drejtave, sulmeve dhe torturave […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara