e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Ndërsa aktiviteti I Agjencisë së Trajtimit të Pronave është bllokuar që nga shkurti I këtij viti me vendim të Gjykatës Kushtetuese, paditë kundër saj janë I vetmi tregues që shënon ecuri normale. Vetëm në muajt shtator dhe tetor janë depozituar kundër saj 144 padi nëpër gjykatat e gjithë vendit. Vetë agjencia raporton se për tetë muajt e parë të vitit në Sektorin e Përfaqësimit Ligjor janë depozituar  332 padi në të gjitha gjykatat e vëndit, në gjykatat e rretheve, në gjykatat e apelit, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në apelin administrativ. Shifra kaq të larta padish janë regjistruar edhe gjatë vitit të shkuar, aq sa zyra e përfaqësimit ligjor e ka pasur të pamundur t’I ndjekë nëpër gjykata.

 

Sipas të dhënave zyrtare të vetë Agjencisë, për periudhës janar- dhjetor të vitit 2020 janë administruar 631 padi nga të gjitha gjykatat e vendit ku përfaqësuesit e ATP-së pavarësisht se nuk kanë marrë pjesë fizikisht, kanë kryer procedurat në mënyrë shkresore përfshirë ankimet dhe rekurset ku ka qene ë nevojshme.

 

Ndërkohë që është vetë Agjencia ajo që parashikon që fluksi I padive të vijojë në rritje, duke bërë me dije se 6,950 pronarë mund t’i drejtohen gjykatave në vijim pasi kërkesat e tyre nuk kanë marrë përgjigje nga kjo e fundit. Nga ana tjetër edhe vetë rrëzimi I dy neneve të ligjit të pronave nga Kushtetuesja pritet të shtojë numrin e padive ndaj Agjencisë, duke qenë se mund të sjellë ndryshim të formulës së përllogaritjes së vlerës së kompensimeve.

 

Ndërkaq, një numër shumë i madh padish të ngritura nga pronarët presin prej vitesh nëpër gjykata, veçanërisht në atë të Lartën. Ndërkohë që sipas parashikimeve, paditë do të vijojnë për shkak të shifrave shumë të larta që pretendojnë pronarët nga shteti. Vetëm Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vlerësuar se se fatura financiare për kompensimin e pronarëve arrin në 101 miliardë lekë, afërisht 1 miliardë dollar, ndërkohë që shoqatat e pronarëve pretendojnë një vlerë rreth 4 herë më të madhe.

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara