Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

Ka nisur vendosja e tabelave dygjuhëshe në destinacionet turistike dhe tabelat rrugore përkatëse në zonën e Gjirokastrës.

 

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën të ditur se vendosja e tabelave në dy gjuhët sjell një standard të ri në nivel kombëtar për prezantimin e destinacioneve kulturore dhe turistike.

 

“Në kuadër të projektit “HAMLET”, ku Ministria e Kulturës është drejtuese e partneritetit Shqipëri-Itali-Mali i Zi, në unazën kulturore të Gjirokastrës, po vendosen tabelat informuese dygjuhëshe turistike dhe tabelat rrugore përkatëse, të cilat do të sjellin një standard të ri në nivel kombëtar, në prezantimin e destinacioneve kulturore në Shqipëri”, shprehet Margariti.

 

“Parku Arkeologjik i Antigonesë, Kisha e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit dhe Kalaja e Libohovës janë tre destinacionet e para përfituese, duke iu përgjigjur një kërkese të kahershme të operatorëve turistikë, por edhe ekspertëve të trashëgimisë kulturore mbi nevojën e prezantimit më të plotë të këtyre destinacioneve, por edhe të zonave pranë tyre, si pjesë e arealit të qytetit të Gjirokastrës, pasuri botërore e njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-s”, bën të ditur Margariti.

 

“Kjo iniciativë do të shërbejë si një model i mirë edhe për zona të tjera të vendit, të cilat do të përfitojnë sinjalistikë të dedikuar turistike. Një falenderim i veçantë për Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, në Gjirokastër për punën e palodhur edhe në ditë të vështira”, tha Margariti.

 

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. atsh

 

 

Më shumë

Konfirmohet “Kala Festival” Shtator 2020 në një nga vendet më mahnitëse të Rivierës Shqiptare

“Kala Festival” një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë që të shijojnë muzikën e Dj-ve më të mirë, duke eksploruar Rivierën Shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe.   Me këtë vlerësim dëshmohet edhe njëherë misioni i Kala Festival në promovimin e turizmit. […]

Ministri i turizmit: Për vitin 2020, shpresoj që t’i kalojmë 7 milionë turistë të huaj 

Ndonëse tërmeti i 26 nëntorit i ka dhënë një goditje të fortë turizmit, ministri i Turizmit pret që gjatë vitit 2020, Shqipërinë ta vizitojnë rreth 7 milionë turistë. Ministri, Blendi Klosi duke folur në studion e Euronews Albania, tha se këtë vit pritet që të ketë sërish rritje pasi këtë e tregojnë dhe të dhënat për […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara