e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

 

Pak muaj para daljes në pension, ish mësuesja e fizikës, Violeta Volumi, i’u rikthye pasionit të saj të hershëm, letërsisë. Ajo thotë se, përmes Ipad-it zbuloi audio librin, i cili nuk kishte hyrë ende në Shqipëri. Kështuqë, 6 vite më parë, me ndihmën e familjarëve dhe ish nxënësve të saj, Vjoleta krijoi faqen e saj të audiolibrit në web, që tashmë ka rreth 2300 përdorues të regjistruar.

 

“Pastaj ndodhi një mrekulli, njerëz që nuk më njifshin u ofrun për me lexu. Kam pas studentë shqiptarë në Amerikës që kanë lexu prej atje, në Itali, në Kosovë dhe Maqedoni. Nuk diskutohet në Tiranë, Berat, në Gjirokastër. Dhe ishte një ndihmë shumë e madhe për mu. Edhe me pas njerëz që lexojnë nga të gjitha krahinat edhe fakti, që nuk po mbetej thjeshtë vetëm në dëshirën time dhe mundësitë e mija”, thotë zonja Violeta Volumi​.

 

Interneti dhe përparimi i teknoligjisë dixhitale i ka mundësuar Violetës të përdorë për audiolibrin edhe rrjetet sociale, veçanërisht Youtube-in, ku ajo ka një kanal të sajin, që përfshinë 1816 përdorues të regjistruar në kanal me 889 videoregjistrime audio dhe me një kohë dëgjimi prej 42 700 orë.

 

Brenda një periudhe vetëm 6-vjeçare, audiolibri ka pësuar një rritje të shpejtë me 132 libra audio, 40 prej të cilëve të përkthyer nga vetë Vjoleta. Janë romane, libra me tregime dhe poezi, një pjesë prej të cilave nga letërsia më e mirë për femijë.

 

Ish drejtori i bibliotekës publike në Shkodër, Gjovalin Çuni, thotë se për shkak të vlerave, audiolibri u bë shumë shpejt pjesë e bibliotekës së qytetit, duke j’a shtuar vlerat dhe numrin e vizitorëve, sidomos në sektorin e fëmijëve.

 

“Ishte një ide e saja, e cila po plotësonte një tjetër punë që ne po bajshim në bibliotekën e qytetit të Shkodrës, dixhitalizimin. Dhe unë u gëzova shumë, sepse tashmë libri në Shkodër ishte në të trija format; në formën letër, në formën dixitale por ishte edhe në formën audio”, thotë ai.

 

Mes bashkëpunëtorëve të shumtë të audio librit është edhe gazetari Adrian Hoti.

 

Adriani thotë se j’u drejtua vetë Vjoletës për të qenë pjesë e audio librit me leximin e romaneve, tregimeve apo poezive të autorëve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

 

“Në fakt ishte një mirëpritje e menjëherëshme nga ana e saj. Dhe fillova me leximin e disa poezive duke më rikthy atë pasionin tim të fëminisë, leximin e poezive. Por kam vazhdu më tej me leximin e romaneve, tregimeve e, sidomos, kjo periudha e pandemisë, periudha dyvjeçare, e ka zgjeru shumë bashkëpunimin tonë, kjo për vetë faktin se ishte një periudhë që audiolibri ishte një ndihmesë e madhe për të gjithë ne për të kalu këtë situatë, sidomos gjatë karantinës kur njerëzit ishin të mbydhur”, thotë gazetari Adrian Hoti.

 

Periudha a vështirë e pandemisë, me kufizimet dhe izolimin në shtëpi, ishte një mundësi për të shtuar numrin e përdoruesve të audiolibrit, por edhe numrin e librave të hedhur në internet.

 

Kështu, vetëm gjatë kësaj periudhe, audio librit j’u shtuan 423 vidio dhe 40 romane, mes të cilëve libra që lidhen me pandemitë, si Murtaja e Kamysë, Narcisi dhe Gojarti i Hermann Hesse apo Karantina e Karl Gustav Jung.

 

“Kam vënë re se numri i të regjistruarve ka qenë mjaft i madh prej fëmijëve, meqenëse materialet që i rekomandonin në shkollë e kishin mundësinë me e pas të aksesushëm. Biblioteka në atë kohë nuk punonte për kohë të gjata. As unë vetë nuk kam pasë mundësi me shku në bibliotekë. Jo të gjithë librat që duhen, që rekomandohen, mund të gjenden në librari. Dhe, rrjedhimisht, audiolibri ishte një mënyrë me i ardhë në ndihmë. Besoj që kena ba një punë të mirë”.

 

Audiolibri i krijuar nga ish mësuesja, tashmë pensioniste, Vjoleta Volumi, është një punë krejtësisht pasioni dhe vullnetarizmi, që ka bashkuar rreth saj mësues, gazetarë, nxënës e studentë si dhe dashamirës të letërsisë, me një qëllim të vetëm, të afrojë librin tek të gjithë, përfshirë edhe përsonat që nuk shikojnë, pencionistët, njerëzit në vështirësi ekonomike.

 

Për këtë, në vitin 2016 Vjoletës, krijueses së strukturës së parë të audio librit në gjuhën shqipe, i është dhënë çmimi i filantropisë.

 

Më shumë

Poezitë e shkruara me dorë në burg, Visar Zhiti prezanton librin e fundit

Shkrimtari Visar Zhiti paraqiti, pasditen e të premtes, në biblioteken publike të qytetit të Shkodrës librin e tij të fundit “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”. Libri përmban poezitë e tij, të shkruara me dorë gjatë kohës kur ai vuante dënimin në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë-Barit.  Poeti vuajti 10 vite heqje të […]

Shtatori, muaji i Trashëgimisë Kulturore – Dea e Butrintit

Koka e Apollonit ose e njohur si Dea, një nga kryeveprat e artik antik në Shqipëri gjendet e ekspozuar që nga viti 1981 në Muzeun Historik Kombëtar.   Mermer. Lartësia 50 cm, Butrint, gjysma e parë e shek. IV p.e.s.       Dea e Butrintit, është koka e një skulpture gjetur në sitin […]

Nis festivali ndërkombëtar i filmit në Kosovë

Të ftuar të shumtë kryesisht të botës së artit morën pjesë në hapjen zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Prifest.   Festivali është hapur me filmin “Zgjoi”, të regjisores Blerta Basholli, film ky që deri më tani ka fituar shumë çmime ndërkombëtare.   Por për Bashollin është ndjenjë e vecantë që filmi të shfaqet […]

Bregoviçi i kontestuar

Asnjë koncert tjetër nuk ka ndezur një debat kaq të madh në botën shqiptare si ai i këngëtarit Goran Bregoviç në Korçë. Mjaft vetë kërcyen nën tingujt e muzikës së tij, por nuk munguan edhe incidentet megjithë masat e sigurisë.   Nata e fundit duhet të ishte kulmi i festës që zgjat prej një […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara