e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Zyrtarët në Australi kanë njoftuar se do të lehtësojnë masat kundër koronavirusit, pas rënies së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus. Por, në anën tjetër, shtetet evropiane kanë duke shtrënguar masat, teksa shumë shtete po raportojnë për numër të lartë të infeksioneve.

 

Për më shumë se 100 ditë pas masave të mbylljes të vendosura në Melburn të Australisë, autoritetet hoqën kufizimin prej dy orësh, ku qytetarët lejoheshin të dilnin nga shtëpitë e tyre. Po ashtu, tashmë është lejuar distanca prej 25 kilometrash që njerëzit mund të udhëtojnë nga shtëpitë e tyre për të kryer aktivitete të ndryshme.

 

Por, autoritetet në shtetin australian të Viktorias, nuk u pajtuan me heqjen e të gjitha kufizimeve. Në këtë shtet, tubimet publike do të jenë të limituara dhe gastronomia do të punojë me shërbimin Take-away (Merre me vete) dhe me porosi.

 

Por, për dallim nga Australia, shtetet evropiane, si Spanja dhe Britania kanë vendosur masa më të ashpra, me qëllim të frenimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

 

Rrugët e Parisit dhe të tetë qyteteve të tjera të Francës kanë qenë të zbrazura, pasi nga ora 21:00 deri në orën 6:00 është aplikuar ora policore. Kjo masë pritet të zbatohet për të paktën katër javë.

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se kjo masë është marrë pasi në këto qytete është rritur numri i rasteve të reja me koronavirus, kryesisht për shkak se janë mbajtur ndeja me shumë persona, por edhe tubime private. Ai tha se masat e reja janë të domosdoshme, pasi spitalet rrezikojnë të mbingarkohen.

 

Në Itali mbyllje e përkohshme, një lloj shtetrrethimi, i vendosur nga bashkitë, në sheshe dhe rrugë pas orës 21:00 përballë çdo rreziku për grumbullime, mësimi në distancë vetëm në situata kritike dhe turne pasdite për klasat, ky është një dekret kundër jetës së natës që mbron ata që respektojnë rregullat, i parë ne kujdes nga qeveria dhe që është që prej tre ditësh në tryezën e negociatave me rajonet dhe autoritetet lokale.

 

“Nuk mund të humbim kohë dhe duhet të veprojmë duke vendosur të gjitha masat e nevojshme për të shmangur një bllokim tjetër të përgjithshëm. Por, strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë. Vendi nuk mund të përballojë një mbyllje tjetër, e cila do të rrezikonte rëndë të gjithë ekonominë”, deklaroi Conte në një konferencë shtypi, duke detajuar kufizimet e reja.

 

Numri i rasteve të reja me koronavirus më 17 tetor arriti në 32,000.

 

Gjermania ndërkaq ka regjistruar më 17 tetor 5,587 raste të reja me koronavirus. Në total, në këtë shtet janë regjistruar 361,974 raste. Ndërkaq, numri i viktimave ka arritur në 9,777.

 

Në Amerikën e Veriut dhe të Jugut po ashtu ka pasur rritje të infeksioneve. Brazili ka raportuar për 24,062 raste të reja dhe 461 vdekje më 17 tetor.

 

Në Amerikën e Jugut deri më tani janë regjistruar mbi 5,2 milionë raste me COVID-19, ndërkaq numri i viktimave ka arritur në 153,675.

 

Në mbarë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 35,9 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Numri i vdekjeve, ndërkaq, është 1,1 milion.

 

Më shumë

Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme erdhën 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, të cilat do të do të jenë në dispozicion për stafin mjekësor por edhe për më të moshuarit.     Ditën sotme ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën […]

Tirana dhe Shkupi diskutojnë për integrim në Bashkimin Europian

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian.   Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt […]

Abetare dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe në Toronto dhe Ontario

Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.   Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]

Krimi kibernetik – Policia e Shtetit: Ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në WhatsApp-in tuaj, ja si duhet të veproni. SMS-ja që po qarkullon

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme,  prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara