Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene.
Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të bashkuar dhe të lirë”.
“Si komb modern Australia mund të jetë relativisht e re,” shkroi kryeministri australian Scott Morrison në një artikull për gazetën The Age, “por historia e vendit është shumë më e gjatë dhe kjo reflektohet tek himni i ndryshuar.”
Politikanë me origjinë aborigjene e përshëndetën ndryshimin e himnit. Me këtë ndryshim pranohet që banorët indigjenë kanë jetuar në Australi që prej 60,000 vjetësh, tha Ian Hamm, kryetari i fondacionit “Kombet e Parë” dhe pasardhës i fisit Yorta Yorta.
Linda Burney, gruaja e parë aborigjene në Parlamentin Australian, e përshëndeti gjithashtu ndryshimin e himnit, por theksoi se kjo nuk është e mjaftueshme. “Pika me të vërtetë e rëndësishme do të jetë njohja në kushtetutë,” tha politikania e Partisë së Punës.
Australianët pritet të votojnë në një referendum në vitin 2022 nëse aborigjenët do të konsiderohen në kushtetutë si banorë autoktonë të vendit.
Me kolonizimin e Australisë nga anglezët, vendasit u kthyen në një pakicë të diskriminuar, e shtypur dhe t shfrytëzuar. Prej vitit 1900 deri në vitet 1970 kur ishte në fuqi doktrina politike e “Australisë vetëm për të bardhët” aborigjenët shiheshin si një racë primitive, e dënuar për t’u shfarosur. Vetëm në vitin 1967 atyre ju lejua të merrnin shtetësinë australiane.
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]