Qeveria austriake e udhëhequr nga konservatorët tha të hënën se kishte planifikuar rihapjen e dyqaneve duke nisur nga java e ardhshme si një shenjë e lehtësimit të masave të marra kundër coronavirusit teksa shtoi se vendi ndodhet në një fazë tjetër, por ka kërkuar për përdorim të gjerë të maskave mbrojtëse.
Austria ndodhet në gjendje karantinë prej 3 javësh, pas mbylljes së shkollave, lokaleve, restoranteve, teatrove dhe gjithë dyqaneve jo të domosdoshme si dhe vendeve publike.
Por kancelari konservator Sebastian Kurz tha javën e shkuar se kapaciteti i terapisë intensive mund të tejkalohet deri nga mesi i prillit.
“Periudha më e afërt për hapjen e hoteleve dhe restoranteve do të jetë mesi i majit”, tha Kurz gjatë një konference për shtyp duke shtuar se Austria kishte vepruar më shpejt sesa vendet e tjera duke nënkuptuar se ishte tashmë në pozitë për të rihapur dyqanet më shpejt.