Spitali i Fierit do të ketë 150 shtretër dhe 398 punonjës, 56 prej të cilëve do të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, duke përfshirë mjekë dhe staf administartiv” Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastiliu e cila tha se spitali ka përfunduar dhe do të hapet së shpejti.
“Kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes të stafit mjekësor dhe infermieror. Dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë strukturë apo në këtë mënyrë të re menaxhimi të spitalit është që do të jetë një bashkëpunim dhe një menaxhim në bashkëpunim me kolegët turq. Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrative”.
Manastirliu tha gjithashtu se Spitali Memorial Rajonal Fier do të jetë spitali parë ku do të zbatohet autonomia spitalore, një mënyrë e re menaxhimi spitalor.
“Ky spital do të materializojë vizionin tonë për sistemin e menaxhimit spitalor, që është autonomia spitalore. Ne jemi duke u përgatitur për gjithë ndryshimet e nevojshme për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore nga spitalet që plotësojnë të gjithë kushtet e infrastrukturës dhe kanë dhe teknologjinë. Dhe ky është spitali ku do të aplikohet për herë të parë ky model”.
Kjo nuk është hera e parë që qeveria përmend konceptin e autonomisë spitalore. Në shtator të vitit 2019, Ministrai e Shëndetësisë nxorri për konsultim publik një projektligj i cili parashikonte riorganizimin e sistemit spitalor dhe përfshinte edhe konceptin e autonomisë financiare për spitalet, duke iu dhënë mundësinë këtyre institucioneve shëndetësore të krijojnë vetë të ardhura. Gjithashtu, spitalet që do të përfitonin këtë status do të kishin autonomi në drejtim të menaxhimit të burimeve njerëzore apo të investimeve që do të vendosin të kryejnë sipas nevojave të spitalit. Por, një javë më pas projektligji u tërhoq nga faqja e konsultimit publik dhe që atëherë nuk pati asnjë hap tjetër në këtë drejtim.
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]