Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit deklasifikon dosjen Nr. 64, “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”.
“Të gjithë udhëheqësit u ndryshuan në vendet e Lindjes. Edhe te ne, sa të mbarojnë problemet e filluara në Lindje dhe do të ndryshojë, se Themeluesit të Partisë, njeriut që hante njerëz, do t’i hidhen kockat në erë.”
“Muri i Berlinit u prish, ky është dhe fundi i komunizmit. Kjo gjendje do të japë shkak për t’u kthyer drejt kapitalizimit të gjitha vendet e Europës Lindore”.
Këto janë vetëm disa nga përshtypjet e mbledhura nga Sigurimi në popull, mes të rinjve në Tiranë dhe Shkodër, në perëndim të regjimit, 30 vjet më parë.
Dosja nr. 64 “Ndryshimet politike në Europën Lindore” dhe të tjera dosje të Sigurimit mbi ndryshimet politike në vend, tashmë të deklasifikuara, mund të vihen në dispozicion të të interesuarve, sipas ligjit 45/2015 i ndryshuar.
112-vjetori i gazetës “Dielli”, e vetmja që nga koha e Rilindjes Kombëtare që botohet edhe sot në SHBA
Tirana, 101-vjet kryeqytet i Shqipërisë
Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dosjen Nr. 64: “Ndryshimet politike në Europën Lindore, fundi i komunizmit”
77-vjetori i Masakrës së 4 shkurtit 1944
76-Vjetori i dhënies fund të Holokaustit nazist
“Shtëpia rumune”, muzeu që i kushtohet fotografit korçar Gjon Mili
Lidhja Shqiptare e Pejës është një organizatë politike-ushtarake mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman. Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar 1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, […]
Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore 90-tës. Ata të organizuar marshuan nga Qyteti Studenti drejt qendrës së Tiranës. Marshimi i tyre ndaloi mes qytetit të tyre dhe bulevardit të Tiranës. Radhët e tyre u shtuan minutë pas minute dhe turma kishte mbërritur […]
Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]
Pikërisht më 111 vite më parë, në 1 Dhjetor të vitit 1909, me vendim të Kongresit të Elbasanit do të hapej shkolla Normale e Elbasanit, i pari dhe i vetmi institucion që do të përgatiste mësues të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse. Dokumentat dhe objektet […]