e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

Pastori Akil Pano ka denoncuar shërndarjen e një formulari në kopshtet e Tiranës ku në vend të emrave të prindërve “nëna” e “babai” është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’.

 

Sipas pastorit kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe në shkelje të plotë të ligjit. Pastori shkruan se axhenda Gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri.

 

Ai u bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, i cili është në shkelje me ligjin e kodin e familjes dhe fyen pjesën më të madhe të shqiptarëve.

“Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2.

 

Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën. I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të shqiptarëve” – shkruan pastori Pano në Facebook.

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara