Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu drejton një mesazh për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit, i cili kremtohet të dielën.
Spahiu thotë se muaji që lamë pas ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin.
Fjala e plotë
Bismilahi Rrahmani Rrahim
Falënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij.
Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra, sot ndahemi nga një mik shumë i vyer dhe i shtrenjtë, ndahemi nga muaji i Bekuar i Ramazanit, muaji i Kuranit, lutjeve, mirësive, bujarisë dhe dashurisë hyjnore.
Muaji që lamë pas na ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin.
Nesër është Fitër Bajrami dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar e për shumë vjet. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë bajrami në familjet tuaja!
Fitër Bajrami është kurorëzimi i muajit të Ramazanit, është ftesa e shpalosjes së vlerave të fituara në këtë muaj, është shpërblimi i sakrificës, është afrimi më shumë me Zotin. Bajrami është ditë shprese, gëzimi dhe solidarizimi, është dita e manifestimit të vlerave dhe virtyteve që Ramazani i ka rizgjuar tek njeriu, është dita e falënderimeve dhe dita e dashurisë.
Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar.
Me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që punuan me përkushtim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të prekur nga pandemia.
Në një hadith kudsi Allahu u drejtohet besimtarëve: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”.
Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar.
Të nderuar besimtarë, bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë. Të kujdesemi për të afërmit, për njerëzit në nevojë, të qëndrojmë pranë tyre dhe të përpiqemi që kjo festë të festohet nga të gjithë, çdo shpirt ta përjetojë gëzimin dhe madhështinë e kësaj feste.
Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.
Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj të patjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.
Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes.
Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisë dhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi.
Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!
Ti lutemi Allahut që kjo festë të jetë një sihariq për të larguar sëmundjet dhe fatkeqësitë.
Gëzuar Fitër Bajramin!
H. Bujar Spahiu
Kryetar i KMSH-së
23 maj 2020
Urimi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për Fitër Bajramin
Bismilahi Rrahmani RrahimFalënderimet i takojnë Allahut, Krijuesit të botëve. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), familjen, shokët dhe mbi të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij.Të nderuar besimtarë, vëllezër dhe motra, sot ndahemi nga një mik shumë i vyer dhe i shtrenjtë, ndahemi nga muaji i Bekuar i Ramazanit, muaji i Kuranit, lutjeve, mirësive, bujarisë dhe dashurisë hyjnore.Muaji që lamë pas na ka rizgjuar ndjenja dhe virtyte të larta duke na ndriçuar ndërgjegjen dhe lartësuar shpirtin.Nesër është Fitër Bajrami dhe me këtë rast i uroj të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen, gëzuar e për shumë vjet. Paqe, lumturi dhe harmoni sjelltë bajrami në familjet tuaja!Fitër Bajrami është kurorëzimi i muajit të Ramazanit, është ftesa e shpalosjes së vlerave të fituara në këtë muaj, është shpërblimi i sakrificës, është afrimi më shumë me Zotin. Bajrami është ditë shprese, gëzimi dhe solidarizimi, është dita e manifestimit të vlerave dhe virtyteve që Ramazani i ka rizgjuar tek njeriu, është dita e falënderimeve dhe dita e dashurisë.Këtë muaj e përjetuam ndryshe nga Ramazanet e tjera, u privuam nga namazet e përbashkëta, iftaret dhe festimet me të dashurit. Por falë Zotit ky Bajram vjen në një situatë më të përmirësuar.Me këtë rast dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë punonjësit e shëndetësisë, që punuan me përkushtim për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të prekur nga pandemia.Në një hadith kudsi Allahu u drejtohet besimtarëve: “Për Mua agjëruat në muajin e Ramazanit dhe sipas urdhërit tim falët namazin e bajramit. Kthehuni tani në shtëpitë tuaja të pastruar nga gjynahet e të falur”.Allahu ua pranoftë agjërimin, adhurimet dhe lutjet që kemi bërë gjatë këtij muaji të bekuar.Të nderuar besimtarë, bajrami është festa e bashkimit, kështu që ta festojmë të gjithë bashkë. Të kujdesemi për të afërmit, për njerëzit në nevojë, të qëndrojmë pranë tyre dhe të përpiqemi që kjo festë të festohet nga të gjithë, çdo shpirt ta përjetojë gëzimin dhe madhështinë e kësaj feste.Gjatë këtyre ditëve të mos mungojë vëmendja jonë ndaj familjes, fëmijëve, prindërve, të moshuarve, të sëmurëve dhe shtresës në nevojë.Është koha që edhe njëherë të reflektojmë fort mbi vlerat e vërteta të familjes, ta mbrojmë atë nga çdo antivlerë që i kanoset asaj dhe të jemi shembull i familjes me virtytet e saj të patjetërsueshme. Familja është e ardhmja e një kombi, ajo është qeliza e shoqërisë. Sa më e shëndoshë të jetë familja aq më e ndritur do të jetë edhe e ardhmja kombit tonë.Bajrami është festa e kënaqësisë së besimtarit e cila lind nga shpresa e përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes.Le të shërbejë kjo festë për të larguar brengat, mëritë dhe hatërmbetjet. Të mbjellim virtytet e dashurisë, mirësisë, vëllazërisë dhe miqësisë. Të flasim me gjuhën e shpirtit, të ndërtojmë ura mirëkuptimi.Zoti ju dhëntë mirësi e begati dhe ua pranoftë agjërimin e adhurimet që keni kryer gjatë muajit të bekuar të Ramazanit!Ti lutemi Allahut që kjo festë të jetë një sihariq për të larguar sëmundjet dhe fatkeqësitë.Gëzuar Fitër Bajramin!H. Bujar SpahiuKryetar i KMSH-së
Posted by Komuniteti Mysliman i Shqipërisë on Saturday, 23 May 2020
Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit
A e dini se Kodiku i Korçës nr. 93 është ekzemplar unik në botë?
Komuniteti bektashi feston Ditën e Ashures
Çelet pelegrinazhi bektashi në Prishtë të Skraparit
Pas 69 vjetësh, kardinali Troshani kthehet në kishën e Kallmetit në Lezhë
Kisha Ortodokse përkujton 30 vjetorin e ardhjes në Shqipëri të Kryepiskopit Anastas Janullatos
Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]
E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie. “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]
Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]
5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]