Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në takimin e Këshillit të çështjeve të jashtme për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve në BE, ky do të jetë një rast për të përsëritur përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe për të forcuar angazhimin për realizimin e perspektivës evropiane të rajonit.

 

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë janë çështjet të cilat kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e BE-së dhe për to pritet që sot (10 maj) të diskutohet më së shumti. Sa i takon procesit të zgjerimit të BE-së kjo temë do të jetë në rend dite të martën kur takohet Këshilli i çështjeve të përgjithshme, po ashtu në nivel ministrash.

 

Burimet diplomatike në BE janë shprehur se tash, pasi edhe në Kosovë edhe në Serbi ka një qeveri me mandat dhe mbështetje të qartë të elektoratit, është krijuar një rast për të arritur marrëveshje për normalizimin e raporteve në kuadër të dialogut të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian. Por, në BE pranojnë se ka ende paqartësi sa i përket vazhdimit të dialogut. Një tentim i BE-së për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 11 maj kishte dështuar pasi pala kosovare nuk e kishte konfirmuar këtë takim dhe kishte thënë se i duhet kohë për t’u përgatitur më mirë për vazhdimin e dialogut.

 

Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pos Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell të flasë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak.

 

Sa i përket situatës në Bosnje e Hercegovinë, Përfaqësuesi i lartë, Borrell ka shprehur shqetësim për rritjen e gjuhës nxitëse dhe tensionimin e situatës, sidomos pas zërave se mund të ketë ndryshim të kufijve. Ai ka bërë ftesë që diskutimet e tilla për ndryshim kufijsh dhe për luftë të marrin fund dhe liderët politikë të angazhohen në reformat ë cilat do ta afrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.

 

“Retorika e cila vë në dyshim integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës duhet të ndalet. Debatet për secesion, kufij të ri, ndarje të mëtejmë në linjat etnike dhe luftë, janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Borrell në një komunikatë të lëshuar në prag të diskutimit të sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

 

Në BE janë shprehur optimistë se me administratën e re amerikane mund të ketë një bashkëpunim më të madh edhe në realizimin e axhendës së përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara