e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

 

Një studim krahasues i Bankës Qendrore të Austrisë, i bazuar në anketë, tregoi se, gjatë vitit pandemik 2020, familjet huamarrëse në Shqipëri kishin përqindjen më të lartë të moskorrektësisë në pagesën e kredive në banka. Gati 40% e familjeve huamarrëse në Shqipëri kishin pasur së paku një herë vështirësi për të shlyer këstin e huasë në 12 muajt para anketës. Gjithashtu Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që kishin vështirësi më shumë se një herë për të shlyer këstet gjatë një viti.

 

Sipas buletinit periodik të Bankës Qendrore të Austrisë, Shqipëria u rendit e para për numrin e lartë të familjeve huamarrëse që kishin krijuar vonesa deri në 90 ditë për shlyerjen e huave. Studimi tregoi se përqindja e lartë e familjeve, që nuk kanë mundur të shlyejnë së paku një herë kredinë në kohë, i ka penguar ato të përfitojnë në masë nga moratoriumet e bankave gjatë pandemisë për shtyrje të pagesave të kësteve dhe interesave.

 

Por me gjithë këtë ecuri, 19% e familjeve huamarrëse në Shqipëri, që kishin një kredi për të shlyer, përdoren moratoriumet (shtyrjen e pagesave të kësteve të huave),  ndërkohë që në 10 vende të Europës Lindore dhe Qendrore përqindja e familjeve huamarrëse që përfituan nga shtyrja e kësteve të huave ishte më e lartë, në Serbi me 60% dhe Maqedoni me rreth 35%. Në vende të tjera të tilla si Bullgaria, Hungaria, Çekia, Polonia, Rumania dhe Bosnja, përqindja e familjeve huamarrëse, që përdoren moratoriumet ishin më pak se 10%.

 

Gjatë pandemisë (2020) opsioni i shtyrjes së shlyerjes së kredisë për një periudhë të caktuar kohore ishte i disponueshëm për huamarrësit në të gjitha vendet e Europës Qendrore e Juglindore (EQLJ). Studimi evidentoi se moratoriumet arritën vërtet tek huamarrësit në nevojë, duke kontribuar në reduktimin e rritjes së mospagimit të kredive gjatë vitit 2020. Në të njëjtën kohë, përdorimi i vazhdueshëm i moratoriumit mund të jetë një tregues për aftësinë paguese, me shumë se për disponueshmërinë e likuiditetit momental.

 

Ekspertët e studimit këshilluan se në vazhdim, fokusi i bankave dhe politikebërësve do të duhet të zhvendoset nga mbështetja afatshkurtër e likuiditetit në zgjidhje të qëndrueshme ristrukturimi për huamarrësit në vështirësi dhe për këtë mund të shërbejnë leksionet nga kriza globale financiare e vitit 2008.

 

Pas krizës financiare globale u gjetën  shumë mënyra për të lehtësuar kreditë më probleme nëpërmjet reduktimit të raporteve të pagesës ndaj të ardhurave, zgjatja e afateve, rifinancimi i kredisë dhe falja e borxheve. /Monitor

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara