e diel 7 mars 2021
e diel 7 mars 2021

 

Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

 

Siç raportojnë mediat në Kosovë, arsye për këtë thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

 

Banorët shprehen madje se as nuk do të votojnë, ngase për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vetë.

 

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.

 

 

Më shumë

Lajçak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, mund të arrihet brenda muajsh

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të martën se pret që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, të arrihet brenda mandatit qeverisës të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.   Ai i bëri këto komente pas takimit me ushtruesen e detyrës së […]

Kosovë: Vota e qartë për kthesë, por zgjedhësit nuk duhen zhgënjyer sërish

Kosova votoi parlamentin e ri. Me shumicë të qartë zgjedhëset dhe zgjedhësit u shprehën për ndryshimin: Ata e presin këtë ndryshim nga lëvizja opozitare Vetëvendosja (LVV), e cila fitoi me gati 48 përqind, ndërkohë që partitë e mëdha tradicionale, si LDK, pësuan një humbje historike. Po ashtu edhe rezultati i PDK-së ishte i dobët. […]

Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.   Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.   Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati […]

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për Kuvendin e ri. Deri më tani, nuk ka pasur incidente nëpër qendrat e votimit.   Sipas të dhënave të KQZ-së së Kosovës, në zgjedhje ka patur pjesëmarrje mbi 46.97% të qytetarëve me të drejtë vote.   Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara