Tuesday 28 May 2024
Tuesday 28 May 2024

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka dërguar një letër drejtorit të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, Raul Gonzalez, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

 

Në letrën e tij Basha shkruan, “Dje i kërkova përfaqësuesit rezident të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ndihmë për pajisje mbrojtëse për mjekët dhe stafin shëndetësor dhe kite e pajisje testuese për qytetarët.

 

Ka një shqetësim në rritje për ekspozimin e mjekëve dhe stafit shëndetësor ndaj COVID 19. Rastet e konfirmuara të mjekëve të prekur nga Covid dhe të vetëkarantinuar janë shtuar.

 

Mjekët dhe infermierët janë mburoja jonë, janë garancia për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë tejet kritike.

 

Paisja e personelit shëndetësor me të gjjthë mjetet e duhura mbrojtëse si dhe masat urgjente për të ngritur ambjente të veçanta në spitalet rajonale për të pritur dhe trajtuar personat që mund të jenë prekur nga COVID 19 janë mënyra e vetme për të mbrojtur stafin mjekësor dhe pacientët që kanë nevojë për trajtim.

 

Ndërkohë është urgjente garantimi i kiteve dhe pajisjeve testuese. Sa më shpejt të identifikohen bartësit e këtij virusi aq më e lehtë bëhet kufizimi i përhapjes dhe trajtimi i të prekurve. Nuk duhet pritur kurrsesi që situata të përkeqësohet, duhen marrë masa energjike para se të jetë tepër vonë.”

20 mars 2020

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara