e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Në seancën maratonë për votimin e qeverisë së re, nuk kanë munguar as momentet e hilaritetit.

 

Një prej tyre i shkaktuar nga deputeti i PD Saimir Korreshi, i cili ka folur për gjendjen e vështirë të qytetarëve e fermerëve në Lushnjë, zonë të cilën përfaqëson në parlament.

 

Me një gjuhë popullore, ai ka kritikuar qeverinë për gjendjen e vështirë ekonomike në vend. Korreshi e ka quajtur programin e PS, letër bakalli që tha se i kujtoi të shtunat mbrëmje për përrallat për fëmijë. Ai foli për vështirësitë me të cilat hasen fermerët lushnjarë për të prodhuar.

 

Një prej problematikave ishte dhe ajo e spitalit të Lushnjës, ku tha se të del miu nga këmbët, apo çështja e lagunës së Karavastasë, teska as kreu i PD Lulzim Basha nuk i ka mbajtur dot të qeshurat, ashtu si deputeti socialist Damian Gjiknuri.

 

“Këtu u tha që ne kemi bërë shëndetësinë jashtëtokësorë. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, ke frikë të hysh e jo më të mjekohesh. Të del miu nga këmbët e mos të dish nga të vesh. Ore ku jetoni ju? Në çfarë bote jetoni? Sot Lushnja është në ditët më të varfra. A e dini se sa ka paguar një njeri për t’u kuruar. Për t’u ndjekur me infermierë në shtëpi sepse të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiak, sepse u hap se po shkove në Tiranë kthehesh me arkivol. Kjo ka ndodhur. Nuk të vjen infermieri pa 50 mijë lekë dita dhe ksoto për një të sëmurë ka qenë 3 mln lekë. Kjo ndodh. Thoni sporti, arsimi, kultura, cili arsim. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, ne nuk kemi nxënës, fëmijët kanë ikur në emigrim. Ju notoni nëpër ëndrra. Notoni se këtu po vjen kometa Hallej, se këtu po bëhet nami. Ne jemi eksportuesit e parë në botë. Çfarë eksportuesish jemi ne. Ne po të prekni dhe po të shikoni se çfarë ndodh atëherë do kuptoni që nuk e njihni bazën”, tha deputeti i Lushnjës.

 

“Thoni kemi bërë peshkim, do jetë tarifa zero, pa akcizë nafta. Keni shembullin e kënetës së Karavastasë. Shikoni se sa paguhej para 8 vitesh nga tatimet fitimi që jepte kjo kënetë, kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra, o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit. Se s’ka mundësi tjetër”, u shpreh ai.

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara