e shtunë 8 maj 2021
e shtunë 8 maj 2021

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas takimit që ka patur me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Basha në një postim në mediat sociale, shkruan se  aleanca mes Shqipërisë dhe SHBA duhet forcuar dhe të jetë në një lartësi tjetër.

 

“Takim i shkëlqyeshëm sot me ambasadoren Yuri Kim gjatë seancës së NSC. Jam më krenar se kurrë për rolin tim për ta çuar Shqipërinë në NATO. Aleanca strategjike dhe miqësia e ngushtë midis Shqipërisë dhe SHBA është thelbësore për sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe unë synoj ta çoj atë në lartësi të reja”, shkruan kreu i PD.

 

Ky reagim i Bashës vjen pas takimit të zhvilluar në Presidencë në prag të nisjes së stërvitjes ushtarake “Defender Europe 21”, ku do të marrë pjesë dhe Shqipëria.

 

Mijëra ushtarë amerikanë, nga vendet evropiane dhe Shqipëria do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake që do të zhvillohen në Ballkan nga data 1 maj deri më 14 qershor 2021.

 

Më shumë

Konfirmohen 140 deputetët e Shqipërisë, ngelen jashtë këta politikanë të njohur

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar tashmë listën finale të 140 deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. 140 emrat e rinj, mes tyre figura të njohura por edhe shumë të rinj, do të ulen në karriget e Kuvendit në shtator të këtij viti, në nisje të sesionit të ri parlamentar dhe do […]

ODIHR: Zgjedhjet ishin të qeta, qeveria përdori burimet shtetërore

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të përgjithshme deklaruan sot nga Tirana në raportin paraprak se zgjedhjet e 25 prillit se procesi i votimit u zhvillua i qetë. Ata pohuan se partia në pushtet përdori burimet qeveritare në fushatë dhe mori avantazh nga kjo bazë. Vëzhguesit morën po ashtu shumë pretendime për shitblerje votash. Ata vlerësuan […]

PS në avantazh, LSI në pikiatë – Basha: PS i ka dhënë prioritet numërimit të qendrave që e favorizojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për media në të cilën është shprehur se Partia Socialiste i ka dhënë prioritet numërimit të kutive që i përkasin mbështetësve të PS. Sipas Bashës, qendrat e para që janë numëruar janë ato që favorizojnë partinë në pushtet.   “Së pari dua […]

Fillon numërimi i votave: Ambasadorja amerikane inspekton në 12 të natës QNV te “Vasil Shanto”

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kanë shkuar për inspektim tek qendra e numërimit të votave në shkollën ‘’Vasil Shanto’’ në Tiranë.   Ky inspektim vjen pak para fillimit zyrtar të numërimit të votave tashmë në gjithë Shqipërinë.   Ambasadorja iu kërkoi organizatorëve të mos fillonte procesi i numërimit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara