e diel 24 janar 2021
e diel 24 janar 2021

 

Kreytari i Partisë Demokratike, Llulzim Basha, zhvilloi një takim ditën e sotme me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve, ku u diskutua për një sërë problematikash që prekin qytetarët e infektuar me COVID-19 por edhe vetë këtë sektor.

 

Basha tha se trajtimi i COVID-19 në kushte shtëpie ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi.

 

Mesazhi i Bashës:

 

Farmacitët shpesh janë streha e parë për të infektuarit që kërkojnë orientim për medikamentet që duhet të përdorin ndërsa presin me ditë të tëra për tu testuar.

 

Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të madhe, ndërsa ky sektor është përjashtuar tërësisht nga menaxhimi i pandemisë. Shqetësim është mungesa e barnave që përdoren për trajtimin e të infektuarve me COVID-19 kryesisht antiviraleve, ndërsa disa prej barnave, që po përdoren me efektivitet në Europë dhe SHBA, nuk janë regjistruar dhe po shiten me kosto shumë të lartë në tregun e Zi.

 

Trajtimi i COVID ka një kosto të papërballueshme për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare prandaj është emergjente dhe jetike rimbursimi i tyre. Pamundësi po rrezikon jetën dhe shëndetin e shumë qytetarëve në pamundësi.

 

Farmacitë janë bërë si dyqanet me lista borxh, njerëzit po marrin barna me lista sepse papunësia është rritur fuqia blerëse ka rënë.

 

Edhe pse prej muajsh kërkuam marrjen e masave për vaksinat kunder gripit, situata është dramatike. Përtej propagandës së qeverisë, në vend janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip.

 

Drejtuesit të Urdhrit të Farmacistëve shprehën shqetësimin për mos vlerësimin e tyre, ndërsa 2 farmacistë kanë humbur jetën në krye të detyrës.

 

Tregu i farmacisë po humbet profesionistët, duke u zëvendësuar me shitës të thjesht dhe së bashku me cilësinë e dobët të ilaçeve që po futen në treg po shndërrohen në një shqetësim për jetën e qytetarëve.

 

“Nuk ka kohë për të humbur! E gjithë ndihma e nevojshme në këtë gjendje emergjence nuk duhet kursyer. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta dhe shëndeti i njerëzve.

Braktisja e sistemit shëndetësor, farmaceutik dhe e qytetarëve është përgjegjësi direkte e qeverisë”, theksoi Basha.

 

Më shumë

Komisioni i Venecias: Legjislacioni zgjedhor nuk ndryshon para 25 prillit

Komisioni i Venecias e ka zyrtarizuar pa ndryshime nga drafti paraprak opinionin final që presidenti Meta kërkoi për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut dhe kodin zgjedhor të 5 tetorit. Venecia kritikon hartimin e shpejtë e pa konsultim të gjerë të këtyre ndryshimeve, por asgjë nuk do të ndryshojë para zgjedhjeve të 25 prillit.   […]

PD përmbyll Vlerësimin e Kandidatëve, 13 ish deputetë nuk zgjidhen

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.   Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020.   Mes emrave bien në sy prezenca e anëtares […]

PD përzgjedh kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës

Partia Demokratike përzgjedh listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë, qarku më i madh i vendit, prej nga dalin 32 mandate.   Mes kandidatëve bie në sy në Kavajë, ai i ish-futbollistit të kombëtares së futbollit, Andi Lila dhe në Tiranë, aktori i humorit Jul Deda, apo atletja Klodiana Shala.   Janë 140 emra […]

Komisioneri për Zgjerimin, Varheli në Tiranë: Reforma zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara