Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia e Shtetit nisën sot operacionin “Bregdeti Ynë” për pastrimin e vijës bregdetare nga ndërtimet e paligjshme. Zëvendës Ministri i Brendshëm, Besfort Lamollari, tha se operacioni po zhvillohet në dy skajet e bregdetit, në Velipojë dhe Ksamil, dhe do të vazhdojë në ditët e ardhëshme në të gjithë vijën bregdetare.
Gjatë 30 viteve të fundit, pjesa më e madhe e bregdetit shqiptar është pushtuar në mënyrë të jashligjshme dhe korruptive nga individë, politikanë dhe zyrtarë të administrative vendore dhe qendrore, të cilët kanë ngritur vila apo biznese, duke dëmtuar jo pak turizmin bregdetar.
Operacioni “Bregdeti Ynë” nisi në të njëtën kohë kur, shumë prej bashkive bregdetare kanë shpallur fillimin e sezonit turistik veror, gjë që pritet të dëmtojë imazhin turistik të vendit.
Nisin punimet për aeroportin e Vlorës: Do të jetë më i madhi në vend
“Bregdeti ynë”/ BIRN: Lufta e humbur e Kryeministrit me ndërtimet e paligjshme
Sfidat e qyteteve turistike me pandeminë: Saranda një destinacion në rritje
Përmeti mirëpret më shumë turistë në 2021
Apolonia tërheq shumë turistë
Këtë verë mbizotëroi tregu shqipfolës, polakët po kthehen sipërmarrës në Sarandë
Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]
Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve të tyre: […]
Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin. Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë. Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën. […]
Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]