e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

Me sloganin “Bashkë pa kufi, në një rajon pa kufij”, po zhvillohet mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ditën e sotme në Tiranë për të nënshkruar marrëveshjet e rradhës.

 

Mbi 70 marrëveshjeve, protokolleve dhe memorandumeve të nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të ju shtohen edhe 15 të tjera të cilat pritet të nënshkruhen të premten (më 2 tetor).

 

Në fushën e transportit hekurudhor pritet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë.

 

Ky memorandum ka të bëjë më pikën e marrëveshjes të nënshkruar në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku të dyja palët janë pajtuar se do t’i përkushtohen një studimi të fizibilitetit për mundësitë e lidhjes së infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port në det të thellë në Adriatik.

 

Në takimin mes dy qeverive, po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të nënshkruajnë një marrëveshje për ngritjen e grupit të punës për krijimin e Fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës.

 

Ndërmjet, këshillit të ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë të Kosovës do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave .

 

Marrëveshje, memorandume dhe dokumente bashkëpunimi pritet të nënshkruhen edhe në fushën e sigurisë, arsimit, shëndetësisë e të tjera. Këto draft-marrëveshje Qeveria e Kosovës tashmë veç i ka miratuar në parim.

 

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me kabinetin qeveritar rrugës për Shqipëri

 

 

Mbledhja e gjashtë e dy qeverive, kërkohet mbikëqyrja e marrëveshjeve

 

Mbledhja e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Tiranë është e gjashta me radhë që nga viti 2014, kur ishte mbajtur takimi i parë.

 

Që nga ajo kohë, të dy qeveritë mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme.

 

Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

 

Por, shumë herë qeveritë janë kritikuar se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë.

 

Në Kosovë institucionet nuk ka ndonjë të dhënë të publikuar se sa këto marrëveshje janë zbatuar në praktikë.

 

Në mbledhjen e qeverive që pritet të mbahet të premten pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive.

 

Studimet: Marrëveshjet nuk gjetën zbatimin e duhur

 

Numri më i madh i marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë synojnë lehtësimin e bashkëpunimit tregtar.

 

Sipas një studimi që ka bërë Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP dhe Riinvest, thuhet se ndonëse ka një progres të mirë në realizimin e marrëveshjeve, ende shfaqen barriera tregtare.

Problemet kryesore të bizneseve të raportuara me Shqipërinë, sipas këtij studimi kanë të bëjnë me pengesa që lidhen me dokumentacione fitosanitare, çmimet referente, akcizat diskriminuese, pagesat për skanerë dhe mjedisin e vështirë të të bërit biznes.

 

Karakteristikë, sa i përket barrierave tregtare me Shqipërinë, është se ato zgjidhen për një kohë të caktuar dhe të njëjtat në mënyrë sistematike përsëriten.

 

Porti i Durrësit, i finalizuar

 

Një nga e marrëveshjet e zbatuara mes Kosovës dhe Shqipërisë sipas studimit të Institutit GAP dhe Riinvest, është funksionimi i Portit të Durrësit.

 

Në janar të vitit 2019 Dogana e Kosovës pati hapur pikën doganore në Portin e Durrësit.

 

Kjo pikë doganore është mirëpritur nga bizneset kosovare, duke marrë parasysh se Porti i Durrësit është porti që ofron mundësi për qarkullimin më të shpejtë dhe më të lirë të mallrave për dhe nga Kosova.

 

Studimi i Institutit GAP rekomandon ngritjen e një strukture dypalëshe të qëndrueshme, me përfaqësi politike dhe teknike, me mandat të qartë dhe me detyrë monitorimin dhe shpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve, heqje të barrierave dhe ndjekjen e hapave të tjerë drejt integrimit ekonomik.

Më shumë

Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri

Mbrëmjen e djeshme erdhën 7020 doza të vaksinave nga kontrata me kompaninë Pfizer, të cilat do të do të jenë në dispozicion për stafin mjekësor por edhe për më të moshuarit.     Ditën sotme ka nisur vaksinimi krahas bluzave të bardha të Shkodrës edhe për të moshuarit. Të parët që kanë marrë dozën […]

Tirana dhe Shkupi diskutojnë për integrim në Bashkimin Europian

Ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Olta Xhakçka, dhe i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, diskutuan sot në Tiranë për bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal në vazhdim të përpjekjeve për integrim në Bashkimin Europian.   Marrëdhëniet mes të dy vendeve u cilësuan si të shkëlqyera, po ashtu edhe sa i takon rrugëtimit të përbashkët drejt […]

Abetare dhe libra për mësimin e gjuhës shqipe në Toronto dhe Ontario

Ambasada e Shqipërisë në Kanada ka shpërndarë nëpërmjet postës abetaret dhe librat e mësimit të gjuhës shqipe në Toronto, Ontario.   Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e Shqipërisë në Kanada e cila njofton se ditën e sotme, në prag të semestrit të dytë, përcollëm nëpërmjet shërbimit postar abetaret, librat e mësimit të gjuhës […]

Krimi kibernetik – Policia e Shtetit: Ka persona që tentojnë të ndërhyjnë në WhatsApp-in tuaj, ja si duhet të veproni. SMS-ja që po qarkullon

Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në vazhdimësi të punës së saj të përditshme,  prej disa kohësh ka evidentuar problematika që kanë të bëjnë me rrjetet e komunikimit. Për të sqaruar më mirë opinionin publik, bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me “Ndërhyrjen në të dhënat kompjuterike” dhe më […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara