Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Në raportin më të fundit periodik për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku vlerësohet edhe impakti i covid-19 për të 6 ekonomitë e rajonit, mes të cilave edhe Shqipëria, Banka Botërore analizon gjerësisht edhe sektorin bankar. Për Shqipërinë, por edhe të gjithë rajonin në tërësi, ky sektor vlerësohet i mirëkapitalizuar dhe mjaftueshëm likuid. Madje, Banka Botërore vlerëson se dy prej indikatorëve më të rëndësishëm të sektorit, e rendisin Shqipërinë të dytën në rajon.

 

Indikatori i pare, ai mjaftueshmërisë së kapitalit e rendit kështu Shqipërinë në vendin e dytë në rajon, vetëm pas Serbisë, që ka një treg financiar më të zhvilluar së vendi ynë, pasi është më i hershëm si dhe bazohet mbi një ekonomi ndjeshëm më të zhvilluar, si në volum ashtu edhe në kohë. Ky indikator, për bankat që operojnë në vendin tonë fiksohet në 18.3%. Indikatori tjetër më i rëndësishëm për shëndetin e institucioneve huadhënëse është ai i aseteve likuide në raport me totalin e asteteve.

 

Në Shqipëri ky indikator fiksohet në 35.7%. Kjo shifër na vendos sërish të dytët në rajon, por me një diferencë të papërfillshme me Serbinë e vendit të parë, ku norma fiksohet në vetëm 0.3 pikë përqindje më shumë, në 36%. Të dy këta sinjalizojnë një shëndet të mirë të bankave që operojnë në Shqipëri, ç`ka përkthehet në siguri për qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë në kohë krizë, si kjo që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota aktualisht. Të dhënat e Bankës Botërore për sektorin reflektojnë statistikat e mbledhura deri në Prill të këtij viti, mbi të dhënat e Dhjetorit të 2019-ës.

Më shumë

Në gjashtë mujorin e parë të vitit më tepër mallra u transportuaran nëpërmjet hekurudhës

Gjatë gjysmës së parë të vitit volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë llogaritet 14.9 milionë ton-kilometër.   Sipas raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u rrit me 23,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020-ës.   Por volumi i mallrave të transportuara […]

Gati 10 miliardë lekë eksportet drejt Kosovës, kryesojnë materialet e ndërtimit dhe metalet

Shqipëria dhe Kosova po zgjerojnë marrëdhëniet e tyre tregtare në vitet e fundit. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksportet drejt Kosovës gjatë periudhës janar-prill arritën gati 10 miliardë lekë, ndërsa importet llogariten gati 3 miliardë lekë.   Eksportet kryesore të Shqipërisë drejt Kosovës përfaqësohen nga eksporti i materialeve të […]

Shtëpitë u shtrenjtuan 11 %. Rritja më e lartë është në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë parë rritje të vazhdueshme ndër vite, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese. Veç qendrës së kryeqyteti ku çmimet arrijnë deri në 3200 euro/m2, shtrenjtim kanë parë edhe zonat periferike. Eksperti për pasuritë e paluajtshme Lefter Sila shpjegon se me gjithë çmimet e […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara