e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

Shqipëria rriti së fundmi me gati 20 për qind numrin e shtretërve për të përballuar pandeminë Covid-19, duke përshtatur një godinë në autostradë për spital Covid, por sërish vendi ynë mbetet me kapacitet me të ulta infrastrukturës spitalore në rajon, si në shtretër dhe në burime njerëzore thotë një raport i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Raporti i OECD që referon burime nga Banka Botërore raporton se Shqipëria ka vetëm 1,2 mjekë për 1000 banorë dhe 3,4 infermierë për 1 mijë banorë. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria ka më pak burime njerëzore në stafet mjekësore se Rajoni dhe me gjerë.

Shqipëria jo vetëm që ka numrin më të ulët të burimeve njerëzore, por ka një diferencë të thellë me vendet e Ballkanit dhe Europës Lindore, ku numërohen 2-4 mjekë për 1000 banorë. E njëjta situatë vlen edhe për infermierët dhe për numrin e shtretërve. Shqipëria ofron 2,5 shtretër për 1000 banorë, ndërsa mesatarja rajonale është 4 shtretër lër 1000 banorë.

Sipas OECD që i referohet të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Shqipëria kishte 310 shtretër për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus para se të ndërtohej spitali Covid në autostradë.

Shqipëria ka kapacitet të ushtrojë deri 500 teste COVID-19 dhe ka 304 respiratorë gjithsej në të gjithë sistemin. Më 18 maj, për shkak të rënies së numrit të rasteve të reja spitalet u lejuan të fillojnë të kryejnë ndërhyrje të planifikuara dhe spitali “COVID 2”, aktualisht Sanotoriumi u kthye në aktivitetet e tij të zakonshme. Në fillim të qershorit, një spital tjetër, me emrin “COVID 3”, është përshtatur për t’u përgatitur për një valë të re të mundshme të infeksioneve.

Me hapjen e ekonomisë një valë e re infektimi nga Virusi është shtrirë pothuajse në të gjithë vendin duke rritur edhe numrin e shtrimeve në spitale. Por mjekët pohojnë se virusi është bërë më pak agresiv dhe koha e qëndrimit në spital e pacientëve të rënduar po vjen në ulje.

Më shumë

Indeksi Global i Drejtësisë, Shqipëria në vendin e 78 në 120 shtete, përkeqësohet me 4 vende në vitin e reformës

Edhe pse Shqipëria ka bërë një reformë thelbësore në sistemin e drejtësisë, duke vënë në funksion institucione të reja dhe një proces të gjatë vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët, Shqipëria bëri hapa pas në Indeksin Global për sundimin e ligjit në vitin 2020 i publikuar nga “World Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020, thellohet diferenca me rajonin

Shqipëria u rendit e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë, në raport me mesataren e BE-së edhe për vitin 2020.   Sipas të dhënave të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për Frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020 i njëjti nivel si viti […]

Sondazhi: Besim minimal tek partitë, qeverisja perceptohet si jotransparente dhe e korruptuar

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikoi sot Sondazhin e përvitshëm të opinionit publik “Besimi në qeverisje 2020”.   Qytetarët pohuan se besimin më të lartë, afro 70 për qind, e kanë tek institucionet fetare, e më pas vijnë ato arsimore brenda vendit dhe tek NATO, OKB dhe BE jashtë Shqipërisë.   Ndërsa institucionet me […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara