Ambasadori i BE-së Luigi Soreca i dorëzoi sot autoriteteve shëndetësore shqiptare 30 respiratorë të tjerë për trajtimin e rasteve të rënda të pacientëve me COVID19 të siguruara përmes UNOPS. Spitalet shqiptare do të kenë më shumë mundësi në trajtimin e pacientëve. Këta respiratorë do të instalohen në spitalin COVID-4, që ndodhet në autostradën Tiranë –Durrës.
BE po mbështet Shqipërinë me një asistencë të përgjithshme prej mbi 50 milion eurosh, nga të cilat 4 milion Euro për furnizimin e pajisjeve mjekësore të menjëhershme që shpëtojnë jetën.
“Në këto kohë të vështira, BE dhe shtetet anëtare të saj kanë mbajtur angazhimin dhe mbështetjen e tyre për Shqipërinë. Dhurimi i gjashtë i sotëm i pajisjeve urgjente mjekësore është një shembull tjetër konkret i kësaj lidhje të fortë. Lufta kundër COVID19 mund të fitohet vetëm së bashku,” tha Ambasadori Soreca gjatë ceremonisë së dorëzimit.
Skandali në spitalin Covid-2: Jep 8 milionë lekë rryshfet, por e ëma ndërron jetë
Nis vaksinimi – Shefja e Infektivit vaksinohet e para
Pandemia pengoi trajtimin e pacientëve kronikë
Ekipit të OBSH-së i ndalohet hyrja në Kinë
Fshehje dhe kaos shifrash për testimet e COVID-19 në laboratorët privatë
Po demostronte injektimin e vaksinës kundër koronavirusit, infermieres i bie të fikët
Rusia ka filluar programin e saj për vaksinimin ndaj COVID-19. 70 klinika në Moskë filluan të injektojnë njerëzit të shtunën me vaksinën Sputnik-V, tha grupi i punës për koronavirusin i këtij qyteti. Vaksina po vihet në dispozicion të punonjësve të kujdesit shëndetësor, punonjësve socialë dhe atyre që punojnë në shkolla sepse ata rrezikohen […]
Në kuadër të strategjisë së menaxhimit të pandemisë së Covid-19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me ekipin e mjekëve dhe infermierë ka inspektuar spitalin Covid4 në aksin Tiranë-Durrës, i cili është gati për t’u hapur, me ezaurimin e kapaciteteve në tre spitalet COVID. “Kapacitetet tona që tashmë i kemi […]
“Vaksina e koronavirusit të Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca është deri në 90 për qind efektive dhe mund të ruhet e sigurt në një frigorifer standard” këto janë rezultate paraprake për vaksinën anti -covid-19. Gjatë eksperimenteve u panë dy regjime të ndryshme se si trupat përgjigjeshin. Sipas shkencëtarëve kur përdoret pak në sasi, […]
Bombolat me oksigjen janë më të kërkuarat aktualisht në tregun e covid. Të nevojshme për funksionimin e mushkërive te të sëmurët, përdorimi i tyre është kthyer në alarm për autoritetet shëndetësore. Në rrethe situata është kaotike. Këtu jemi në Fier. Rezulton se qindra të sëmurë trajtohen me oksigjen nëpërmjet bombolave të improvizuara. Jashtë […]