Tuesday 3 October 2023
Tuesday 3 October 2023

 

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë prej 103.3 milionë € për të mbështetur Shqipërinë. Programi i miratuar përqendrohet në çështjet thelbësore për pranimin në BE, të tilla si shteti i së drejtës, të drejtat themelore dhe qeverisja e mirë. Për më tepër, ofrohet ndihmë për të trajtuar më tej pasojat e krizës së COVID-19.

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, komentoi: “Bashkimi Evropian vazhdon të qëndrojë pranë ShqipërisëPërballë krizës COVID-19, ne kemi bërë përshtatje të fondeve ekzistuese për ta ndihmuar Shqipërinë të përballojë sfidat aktuale sociale dhe ekonomikeNë të njëjtën kohë, fondet e BE-së synojnë të mbështesin reformat kryesore që Shqipëria duhet të zbatojë për të ecur përpara në rrugën e saj evropiane“.

Programi përfshin veprime për të forcuar shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përmirësuar kapacitetin e Prokurorit Special për Antikorrupsionin, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe institucioneve të pavarura të drejtësisë.

Janë caktuar gjithashtu financime për zhvillimin e një tregu dinamik të tokës në Shqipëri, përmes krijimit të një kuadri të qartë të të drejtave të pronës. Paketa gjithashtu vazhdon të mbështesë përmirësimin e kapacitetit të sektorit publik për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Programi do të funksionojë si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë vendor.

BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë pjesëmarrjen e Shqipërisë në programet e BE-së, të tilla si Erasmus+ dhe Horizon2020.

Së fundi, paketa aktuale plotëson masat e tjera të lidhura me COVID-19 të vendosura për Shqipërinë nga BE-ja, duke e shtrirë mbështetjen te bizneset dhe ekonomia në përgjithësi.

 

Konteksti

Programi Vjetor i Veprimit 2020 për Shqipërinë përfshin shtatë veprime:

  • BE për Qeverisje të Mirë (48.1 milionë €)
  • Mbështetja e BE-së për pjesëmarrjen në Programet e Bashkimit Evropian (1.5 milionë €)
  • Struktura e Integrimit në BE (8.3 milionë €)
  • BE për Shtetin e së Drejtës (5 milionë €)
  • BE për të Drejtat e Pronësisë (5.7 milionë €)
  • Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) Faza II (8.7 milionë €)
  • BE për Rimëkëmbjen Ekonomike (26 milionë €)

 

Pas shpërthimit të COVID-19, fondet ekzistuese të BE-së u riorientuan me objektivin e dyfishtë për ta ndihmuar Shqipërinë të marrë furnizime dhe pajisje emergjente shëndetësore, si dhe për të trajtuar pasojat sociale dhe ekonomike të krizës. Paketa COVID-19 për Shqipërinë arrin në 50.65 milionë €. Programi IPA 2020  prej 103.3 milionë € kontribuon në paketën COVID-19 me veprimin BE për Rimëkëmbjen Ekonomike prej 26 milionë €. Përveç kësaj, paketa COVID-19 përfshin:

  •   4 milionë € për të trajtuar nevojat e menjëhershme për furnizime dhe pajisje mjekësore. Financimi vjen nga programi IPA 2017
  •   20.65 milionë € për të plotësuar një program ekzistues prej 50 milionë eurosh për Përfshirjen Sociale në kuadrin e IPA 2019.

 

Ky program përfshin një alokim shtesë prej 28 milionë €, dhënë për të shpërblyer përparimin e Shqipërisë në zbatimin e reformave.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara