Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar sot për marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Në një konferencë për mediat Stano ka treguar se BE është e pakënaqur që Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem dhe jo në Tel Aviv. Më tej ai tha se ky vendim i Kosovës është kundër angazhimit të tyre strategjik për t’u integruar në BE.
“Pozicioni i BE-së është i qartë, të gjitha ambasadat e BE-së dhe vendet anëtare kanë ambasada në Tel Aviv në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB dhe vendimet e Këshillit Evropian dhe zgjidhja e problemit duhet të gjendet në negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës”, tha zëdhënësi i BE.
Kritika pati dhe për Serbinë, shtet i cili njësoj si Kosova do të hapë ambasadë në Jerusalem. Dy vendet Kosova dhe Serbia për hapjen e ambasadës së tyre në Jerusalem mbështesin vendimin e SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që të zhvendosin ambasadën e tyre në Jerusalem dhe u kanë bërë thirrje dhe vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë, ndërsa BE kërkon që selitë diplomatike të qëndrojnë në Tel Aviv.
Mutacionet e COVID-19 – Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë
Itali. betohet qeveria e drejtuar nga Mario Draghi
Numri i fluturimeve në Europë në 2020, më i ulëti që nga 1995
BE kundër Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem
Perëndimi reagon ashpër pas vendimit kundër Navalnyt
Krizë e rëndë politike në Itali
Prej vitit 1996, çdo vit në Bundestag përkujtohen krimet e nazizmit. Në fjalimet e tyre të mbijetuarit e Holokaustit ose kryetarët e shteteve të ftuar në parlamentin gjerman flasin edhe për rreziqet aktuale. “Gjenocid” – a është ky term i përshtatshëm për të përshkruar shfarosjen sistematike të gjashtë milionë hebrenjve gjatë Luftës së […]
Kryetarja e Përgjithshme e OSBE-së, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde. (MPJ Suedi / Kristian Pohl) Suedia mori kryesimin e OSBE-së, dhe vitin e ardhshëm do të përqendrohet në mbrojtjen e rendit evropian të sigurisë, adresimin e konflikteve të zgjatura dhe rritjen e demokracisë dhe barazisë gjinore. “Suedia është […]
Ndërsa britanikët u ndanë nga BE-ja, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik, kërkon shtetësinë franceze. Kjo ka shkaktuar komente shpotitëse. Pas zbatimit përfundimtar të Brexit-it, pra largimit të Britanisë së Madhe nga tregu i brendshëm i BE dhe bashkimit doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, deklaroi se do të bëjkërkesë për të […]
Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqësit evropianë shpallën të mërkurën (30.12.2020) se dy palët kanë përfunduar në kohë bisedimet mbi marrëveshjen e investimeve. Mbrëmjen e të premtes Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi një video-takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, homologun francez Emmanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe kryetaren e […]