Në Nju Jork, ministrat e Jashtëm të BE shprehën solidaritet të plotë me Parisin. Bisedimet tregtare me SHBA tani rrezikohen.
Në mosmarrëveshjen për partneritetin e ri të sigurisë midis Australisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA, Bashkimi Evropian mbështeti Francën. Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e siguruan Parisin për mbështetjen dhe solidaritetin e tyre të plotë. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i akuzoi SHBA për mungesë transparence dhe besnikërie.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e quajti “të papranueshëm” trajtimin e Francës. Bisedimet tregtare midis BE dhe SHBA të planifikuara për javën e ardhshme në Pitsburg janë vënë në pikëpyetje.
Franca humbet miliarda
Australia hyri papritur në një aleancë sigurie me SHBA dhe Britaninë e Madhe dhe kishte nënshkruar me to një marrëveshje nëndetëse bërthamore. Si rezultat i kësaj, u prish një marrëveshje për nëndetëset konvencionale, që Australia kishte nënshkruar vite më parë me Francën.
Australia, është e interesuar për dërgimin e një sinjali Kinës, e cila gjithnjë e më shumë po tregon muskujt në Indo-Paqësor. Fillimisht,në Adelaide do të ndërtohen me njohuri amerikane tetë nëndetëse me energji bërthamore. Nuk është fjala për anije me armë bërthamore, por anije të vëna në lëvizje nga një reaktor bërthamor. Ato bëjnë më pak zhurmë dhe mund të veprojnë nën ujë më gjatë se nëndetëset konvencionale, që kishte menduar Franca të dërgonte në Australi.
Franca do të humbasë më shumë se 56 miliardë euro si rezultat i porosisë së anuluar. Në Australi nuk e kuptojnë që ambiciet franceze në rajonin e Paqësorit dhe krenaria e plagosur rëndojnë shumë më tepër për Parisin. Tani edhe bisedimet tregtare me SHBA rrezikohen.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]