e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Perspektiva e antarësimit në BE, që ka qenë prej vitesh premtimi i madh për vendet e Ballkanit Perendimor, mund të mos jetë më e tillë. Vendet anëtare mund ta fshijnë përgjithmonë këtë garanci, që nga takimi i parë që BE do të mbajë me vendet e rajonit. Ky lajm është konfirmuar nga agjensia prestigjoze e lajmeve Reuters e cila ka pasur mundësi të lexojë një dokument të takimit të gjashtë vendeve të gadishullit me Bashkimin Europian që do të mbahet në 6 tetor në Slloveni.

Bashkimi Evropian, nga frika e reagimit politik në vendet anëtare, nuk mund të pajtohet më për të dhënë garanci për anëtarësimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, citon agjencia e lajmeve Reuters katër diplomatë të bllokut dhe një dokument të brendshëm. Lajmi vjen përpara një samiti të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor- Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës- që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Sipas draft- deklaratës që mban datën 11 shtator, të cilën ka pasur mundësinë ta shohë agjencia Reuters, në këtë samit, BE-ja ka planifikuar të përsërisë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë, për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”. Por pikërisht për këtë pikë, pra për mbajtjen e këtij premtim me sa duket ka pasur mosmarrëveshje. Sipas Reuters, kanë qenë vendet e pasura të veriut ato që kanë treguar rezerva për mbajtjen e këtij angazhimi.

“Shtetet e BE -së nuk i zbulojnë pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Holanda kanë frikë nga përsëritja e pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 që nxiti një valë migrimi të pakontrolluar të punëtorëve drej Britanisë, e cila qe një nga shkaqet që i ktheu shumë britanikë kundër BE -së”, shkruan Reuters.

Pas këtij lajmi bombë të Reuters, Lapsi.al arriti ta sigurojë dokumentin (shiko faksimilet poshte) që u kthye në mollë sherri në dy raunde bisedime, pasi disa vende europiane nuk qenë dakord që aty të mbetej premtimi për “mbështetjen e saj të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Ky premtim erdhi pas një samiti të mbajtur në vitin 2003 në Selanik të Greqisë, ku shtetet anëtare të BE-së miratuan një deklaratë të përbashkët, ku kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “E ardhmja e Ballkanit është brenda BE-së”, nënshkruhej aty. Që atëherë, vetëm Kroacia nga vendet e rajonit është anëtarësuar në BE, në vitin 2013.

 

Më shumë

Zgjedhjet lokale në Kosovë; më shumë se gjysma e komunave shkojnë në balotazh, bie Vetëvendosja

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve komunale të së dielës në Kosovë, tregojnë se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të ri zgjedhjesh, meqë asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në raundin e parë.   Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit që udhëheq qeverinë, […]

Zgjedhjet lokale në RMV, betejë shqiptare për Çairin

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut po përgatitet një garë e fortë mes kandidatëve të partisë në pushtet dhe atyre opozitare që po tentojnë të ndryshojnë fuqitë në disa komuna. Një prej komunave ku pritet një konkurrencë e fortë mes kandidatëve shqiptarë, është ajo e Çairit.   Përballë kryetarit […]

Në Mal të Zi vazhdon kriza qeveritare dhe politike

Mali i Zi ka ditë që po përjeton krizë qeveritare dhe ende nuk është arritur marrëveshja për rikonstruimin e qeverisë.     Mosmarrëveshjet në radhët e koalicionit qeverisës kanë shtyrë miratimin e një sërë ligjesh në Parlament. Opozita thotë, se zgjidhja e vetme është formimi i qeverisë teknike, e cila do të përgatiste zgjedhjet […]

Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë

Në foto: Ushtarë polakë, pjesë e KFOR-it, patrullojnë pranë pikë-kalimit të Jarinjës, në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë më 2 tetor 2021. (Foto: AP)   Diasporat shqiptare, boshnjake dhe malazeze në SHBA, shqetësim për veprimet e Serbisë   Përfaqësues të diasporave shqiptare, boshnjake dhe malazeze në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër përfaqësuesve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara