Saturday 30 September 2023
Saturday 30 September 2023

 

Kthesë në politikën e BE ndaj Turqisë: Për herë të parë ministrat e Jashtëm të BE mendojnë të ngrenë sanksione kundër Ankarasë për shkak të kërkimeve për gaz dhe naftë në Mesdhe. Me Bjellorusinë BE tregohet e përmbajtur.

Kërcënimi ende është diplomatik, por edhe sa kohë? Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Berlin, Joseph Borrell bëri të ditur, se BE në takimin e ardhshëm pas tre javësh në Bruksel do të konsultohet për sanksione kundër Turqisë. Kjo kthesë në politikën e BE është një sukses diplomatik i Greqisë dhe Qipros. Të dyja vendet kishin kërkuar sanksione për shkak të kërkimeve testuese për gaz të Turqisë në Mesdhe dhe prezencën e anijeve luftarake turke. Për Deutsche Wellen, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u tregua i kënaqur: „Ky nuk është sukses vetëm për Greqinë, por për të gjithë BE. Ne gjendemi në pjesën juglindore të Mesdheut para agresioneve turke, që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe atë detare. (…) Nëse Turqia nuk kthehet tek arsyeja, dialogu dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare, atëherë në rend të ditës vijnë sanksionet.”

 

“Duhet të tregohet limiti”

Nëse anijet luftarake turke radarin orientues për goditje e drejtojnë tek fregatat greke apo franceze, sa e rrezikshme është vërtet gjendja? Franca pas një incidenti të tillë dërgoi anije luftarake në Egjeun lindor. Duhej të ishte vepruar më mirë? “Problemi është se Turqia nuk i njeh kufijtë, ata janë e drejta ndërkombëtare dhe ajo detare. Duhet të tregohet limiti. Turqia duhet të kuptojë, se nuk mund të jetojë kështu pa njohur të drejtën ndërkombëtare. Kjo është e rrezikshme, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë botën”, tha Dendias. Athina është një për zgjidhje të dyanshme, theksoi Dendias duke theksuar gatishmërinë e Greqisë për negociata.

 

Cilat masa kanë efekt?

Ndër sanksionet e mundshme kundër qeverisë turke, i ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Jospeh Borrell theksoi se mund të veprohet kundër personave të caktuar, kundër pasurisë, si anijet, mund t’i ndalohet Turqisë përdorimi i porteve europiane apo qasja në teknologji dhe furnizim. Por para së të arrihet deri këtu, Borrell si edhe ministri i Jashtëm gjerman, Maas theksuan, se duhet të kërkohet edhe njëherë rruga diplomatike për arritjen e një ujdie.

 

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas udhëtoi këtë javë në Ankara, por pa sukses. Pas ujdisë europiane fshihen, sipas të dhënave të diplomatëve, shqetësime të Gjermanisë e të Italisë: Këto vende i tremben presionit të Erdoganit, që mund të dërgojë refugjatët në Europë.

 

Lituania kundër Rusisë

Edhe në çështjen e sanksioneve kundër Bjellorusisë vazhdojnë të bluajnë ngadalë mullinjtë diplomatikë të BE. Si edhe më parë nuk ka një listë sanksionesh gati për t’u nënshkruar. Pas kësaj qëndron grindja, se sa punonjës të qeverisë bjelloruse mund të sanksionohen. Ministri i Jashëm i Luksemburgut, Jean Asselborn u shpreh, se është e nevojshme „që të mos lihet pa ndëshkuar askush që keqtrajton njerëzit në Bjellorusi.”

 

Kursin e ashpër të Asselbornit e mbështesin shtetet balltike. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Anatas Linkevicius u shpreh se “deri tani masat janë të pamjaftueshme”. Ai vuri pikëpyetje edhe mbi marrëdhënien e deritanishme me Rusinë. “Rusia e krijon këtë krizë, ky nuk është partneritet, duhet të jemi realistë.”

 

Mospërzierje

I ngarkuari i BE për politikën e jashtme, Josep Borrell paraqitet me tone më të ulta. Që të vendosen sanksione kundër përgjegjësve të caktuar, duhet që rastet të jenë të përcaktuara qartë në gjykata, me prova konkrete, ndryshe të prekurit mund të ngrenë padi tek Gjykata Europiane në Luksemburg, sipas tij. Strategjia e BE deri më tani përfshin mbështetjen e kujdesshme të demonstruesve në Minsk dhe rezervimin politik për të mos i dhënë shkas Rusisë për ndërhyrje. Bjellorusia nuk është një Ukrainë e dytë, tha Borrell, aty nuk bëhet fjalë për afrim apo distancë me Rusinë a Europën, por për demokracinë e brendshme. dw

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara