e diel 14 gusht 2022
e diel 14 gusht 2022

 

Një zëdhënëse e Komisionit Europian i tha Deutsche Welles, se procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit në sistemin e certifikatave dixhitale COVID të BE është në vazhdim, e së shpejti do të ketë aty vende të tjera.

 

Certifikata dixhitale e vaksinimit kundër COVID është në funksionim brenda BE nga 1 korriku. Vendet anëtare të Bashkimit Europian e njohin këtë certifikatë dhe qytetarët e pajisur me të mund të udhëtojnë të lirë. Por vendet e Ballkanit kanë qenë të përjashtuara deri më tani. Para dy ditësh BE futi në sistemin e saj edhe certifikatat dixhitale të lëshuara nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Ukraina. Anasjelltas këto vende do të njohin certifikatat dixhitale të vendeve të BE.  Kosova ka pasur një specifikë, sepse ka dhënë për qytetarët e saj vetëm vaksinat e njohura nga BE. Shqipëria, e cila ka përdorur si vaksinën kineze, por edhe ato të njohura nga BE si BioNTech apo AstraZeneca nuk është ende pjesë e sistemit të certifikatës dixhitale COVID të BE. Por kjo pritet të ndryshojë së shpejti.

 

Një zëdhënëse e Komisionit Europian, i tha Deutsche Welles, se BE që nga fillimi i pandemisë, ka qenë e angazhuar, që vendet e Ballkanit Perëndimor të trajtohen si partnerë të privilegjuar përmes afrimit me mekanizmat e Unionit dhe instrumentat e luftimit të pandemisë. “Ne presim që vendet e Ballkanit të lidhen me sistemin tonë. Po mbajmë me të gjitha vendet takime të verifikimit të mundësive dhe procesi është në vazhdim, presim që së shpejti të shohim vende të tjera të futen në sistem. Jemi të kënaqur që BE është përcaktuese trendi në këtë drejtim dhe lidere teknologjike.”

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara