e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Bashkimi Evropian, i kërkoi Beogradit që të përmbushë angazhimet në rrugën e anëtarësimit në BE, disa ditë pasi në Serbi arriti dërgesa e parë e sistemit rus të mbrojtjes ajrore.

“Në mënyrë që të ecim përpara në rrugën e integrimit evropian, Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në përputhje me kornizën e bisedimeve”, tha për Zërin e Amerikës, Peter Stano, zëdhënës i Përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Qeveria serbe e ka vendosur integrimin në Bashkimin Evropian si një përparësi strategjike të vendit. Ne presim që Serbia të përmbushë angazhimet e saj”, tha Stano.

Marrëveshja për blerjen e këtij sistemi raketor rus u arrit gjatë një stërvitjeje të përbashkët ushtarake Rusi-Serbi, e mbajtur në tetor të vitit 2019.

Siç u njoftua në atë kohë, të dyja palët ranë dakord që Serbia të blejë gjithsej gjashtë sisteme “Pancir S”.

Më parë, nga NATO-ja thanë për Radion Evropa e Lirë se “blerjet në fushën e mbrojtjes janë vendim kombëtar” dhe se Serbia “ka të drejtë të zgjedhë lirisht marrëveshjet e saj politike dhe të sigurisë.

“NATO-ja dhe Serbia janë partnerë dhe ne jemi të përkushtuar për forcimin e partneritetit tonë me Serbinë, me respekt të plotë për politikën e saj të paanshmërisë”, tha NATO përmes një deklarate.

Gjatë fundjavës, Serbia ka pranuar një dërgesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse “Pancir S”, megjithë paralajmërimet për sanksione të mundshme nga ana e SHBA-së kundër shtetit të Ballkanit, i cili synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e bëri njoftimin më 23 shkurt, një ditë pasi ministria e Mbrojtjes konfirmoi marrjen e dy prej gjashtë sistemeve kundër- ajrore.

“Serbia forcoi aftësitë e saj mbrojtëse dhe parandaluese”, tha ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate.

Serbia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes çdo vit, që nga viti 2016.

Vitin e kaluar, ka shpenzuar 906 milionë dollarë, ose 28.7 përqind më shumë, për mbrojtje sesa një vit më parë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike. REL

Më shumë

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.   Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Cila do të jetë politika e jashtme gjermane nën një kancelar Armin Laschet?

Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara