e diel 17 janar 2021
e diel 17 janar 2021

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të hënën se ai mbështet krijimin e një instituti evropian për të trajnuar imamët. Michel vizitoi Austrinë për të nderuar viktimat e sulmit xhihadist të javës së kaluar në Vjenë.

 

“Është shumë e rëndësishme të jemi të vendosur në këtë. Unë mendoj, për shembull, që ne duhet të kemi një debat në nivelin evropian lidhur me idenë që u ngrit disa kohë më parë për të formuar një institut evropian për të trajnuar imamët”, tha ai për mediat.

 

“Mesazhet në internet që glorifikojnë terrorizmin duhet të hiqen shpejt. Nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për terroristët dhe ata që i vlerësojnë ata në internet”, tha ai më vonë në një postim në rrjetet sociale.

 

Në periudhën e fundit, vendet e Bashkimit Evropian janë përballur me sulme të cilësuara terroriste.

 

Më 16 tetor, në Francë, një mësues i historisë u vra në mënyrë mizore, pasi ai e kishte ilustruar një ligjeratë për shprehjen e lirë, me karikaturën e profetit Muhamed. Një 18-vjeçar me origjinë nga Çeçenia, i lindur në Moskë, është përgjegjës për vrasjen. Sulmuesi ia kishte prerë kokën mësuesit. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga policia.

 

Më 29 tetor një burrë tjetër vrau tre persona në një kishë të Nicës, në atë që presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi si “një sulm terrorist, islamik”.

 

Ndërsa më 2 nëntor në Vjenë të Austrisë një sulmues vrau katër persona dhe plagosi 22 të tjerë. Policia austriake vrau sulmuesin e dyshuar, që e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Grupi militant, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron të martën do të organizojë një samit përmes video-lidhjes për të koordinuar një përgjigje evropiane ndaj sulmeve të fundit në Evropë. REL

 

Më shumë

BE kërkon lirimin e gazetares kineze që raportoi për Wuhanin

Bashkimi Evropian bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm” të një gazetareje kineze, e cila është dënuar me burgim, pasi ka dokumentuar fazat e hershme të pandemisë së koronavirusit në qytetin e Wuhanit.   Zhang Zhan është dënuar të hënën me katër vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për “provokimin e telasheve” – një akuzë […]

Marrëveshje për klimën në samitin e BE

Një buxhet historik i përbashkët dhe një politikë e përbashkët klimatike: Kancelarja Angela Merkel kapërceu dy nga problemet kryesore të BE-së.   Pas një takimi maratonë 27 vendet anëtare të BE-së u zotuan se deri në vitin 2030 do të ulin me 55 përqind emetimet e gazrave që shkaktojnë efektin serrë. Fakti që ky […]

BE shtyn zgjerimin me Ballkanin

Është kohë bllokadash në Bashkimin Europian. Pas krizës së buxhetit, tani është Bullgaria që vë veto për Maqedoninë e Veriut. Përpjekja e re për negociata shtyhet për në vitin 2021. Zhgënjim në Berlin.     “Nuk kemi mbërritur aty, ku duhet të kishim mbërritur prej kohësh”, pranoi ministri gjerman për Europën në Ministrinë e […]

BE kërcënon Turqinë me vendosje të sanksioneve

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të premten se Turqia nuk e ka zbutur qëndrimin e saj ndaj Greqisë dhe paralajmëroi se Bashkimin Evropian tani do të konsiderojë vendosjen e sanksioneve.   “Unë mendoj se loja e maces dhe miut duhet të mbarojë”, tha Michel, duke iu referuar aktiviteteve të përsëritura të Turqisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara