Monday 29 May 2023
Monday 29 May 2023

 

E ndërsa Policia e Shtetit ndërmerr operacione në sajë të sigurisë rrugore, ku risia më e fundit ishte prezantimi i makinave inteligjente për të ndëshkuar shkelësit nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, që dha dorëheqjen dy ditë më pas nga detyra, mëngjezin e sotëm raportohet se një makinë e policisë rrugore në Tiranë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

 

Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor pranë maternitetit të ri në orët e para të ditës së sotme ku nuk dihen ende shkaqet, por siç shihet qartë nga dëmtimi që ka pësuar makina, polici rrugor që e drejtonte ka qenë tej normave të lejuara në zonat e banuara ku shpejtësia lejohet deri në 40/km në orë. Me një shpejtësi të tillë në mengjezin e një të diele pa trafik, me rrugët bosh, ose do ketë qenë duke ndjekur ndonjë kundravajtës, ose do ketë qenë duke inauguruar rrugën e re që ka disa kohë që është rehabilituar me standarde evropiane, për këto hamendësi e shumë të tjera opinioni publik pret përfundimin e hetimeve.

 

 

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara