e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

 

Libani ndodhet në situatë ferri, pas shpërthimit shkatërrues të ndodhur këtë të martë në kryeqytetin Bejrut.

Ministri i Shëndetësisë së Libanit, Hamad Hasan, këshilloi që kushdo që mundet të largohet nga Bejruti.

Qyteti ka mbetur i shkatërruar nga dy shpërthimet e fuqishme, të cilat shkaktuan të paktën 100 të vdekur dhe 4000 të plagosur, sipas bilancit të deritanishëm.

Hasan deklaroi se materialet e rrezikshme të përhapura në ajër mund të kenë efekt të gjatë vdekjeprurës, për shkak se janë toksike.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Mohammed Fahmi, deklaroi se nga të dhënat e para, dyshohet se shkak për shpërthimin e ndodhur pranë portit, u bë një sasi e madhe nitrati amoni, e cila ishte vendosur në depo pasi u kap nga një anije tregtare në vitin 2014. Dëshmitarët raportuan se kishin parë një re portokalli si ajo që shfaqet nga gazi toksik azotik pas një shpërthimi që përfshin nitratet, duke shtuar shqetësimin për toksinat e pranishme në ajër.

Bëhet fjalë për 2700 tonë lëndë toksike që është përfshirë në shpërthim. Shpërthimi ishte ekuivalent me rreth 3 kilotonë TNT, 20% e madhësisë së bombës bërthamore që shkatërroi Hiroshimën.

Sakaq sipas Kryqit të Kuq libanez, janë rreth 100 viktima dhe 4000 të plagosur, por ky mbetet ende një bilanc paraprak.

Nga ana tjetër janë të paktën tre spitale të shkatërruara nga shpërthimet e ndodhura në portin e Bejrutit dhe dy të dëmtuar rëndë.

Franca ka njoftuar dërgimin e një ekipi ndihme si dhe disa tonë pajisje mjekësore, teksa edhe shtete të tjera janë solidarizuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Irani kryen manovra ushtarake para rifillimit të bisedimeve bërthamore

Ushtria e Iranit ka nisur manovrat ushtarake të përvitshme pranë Gjirit Persik, njoftoi televizioni shtetëror iranian, disa javë përpara rifillimit të bisedimeve mes Teheranit dhe fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015. Manovrat po zhvillohen në një territor të gjerë, në pjesën lindore të ngushticës së Hormuzit deri në atë veriore […]

32-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit

09 Nëntori shënon 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë. Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. […]

SHBA rihap kufijtë me Europën

Shtetet e Bashkuara kanë rihapur kufijtë për udhëtarët ndërkombëtarë të vaksinuar, duke i dhënë fund ndalimit 20-mujor të udhëtimit, në të njëjtin moment që Europa po lufton me një rritje të rasteve të Covid-19, duke e çuar kontinentin e vjetër sërish në epiqendrën e pandemisë.   Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende, duke […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara