Sunday 26 March 2023
Sunday 26 March 2023

…Bektashizma Shqiptare nuk është dëborë, kjo është fare e lules së qytetërimit, të cilën në mos ditshin ta mbjellin ata q’e kan në dorë, më qaf e paçin.

Baba Ali Tomorri

 

Të dhënat e para për Bektashizmin në Shqipëri i kemi nga Evlia Çelebiu, vdekur rreth vitit 1680, i cili flet për vizitat që ka bërë në teqetë bektashiane të Kaninës dhe rrethinat e Vlorës. Teqeja bektashiane e Kaninës thuhet se është bërë nga Haxhi Bektashi dhe dhëndëri i Sulltan Bajazitit të dytë.

Studjues të tjerë tërheqin vëmendjen për  periudhën e vendosjes së Sulltan Muratit të Dytë ( 1421 – 1451), së bashku me ushtarët e tij në Shqipëri.

Në kohën e sundimit të Mehmetit të dytë ( 1451- 1481), shenjtorët,  si Kasëm Baba, Piri Baba, Jemin Baba, Hysejn Baba, kanë përhapur bektashizmin në vende të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa gjatë sundimit të sulltan Bajazitit të dytë ( 1481 – 1512), ka ngritur shume teqe të besimit bektashi në Shqipëri.

Misionarët bektashinj u dërguan në Shqipëri në grupe të vogla të përbërë nga tre veta: një Baba dhe dy dervishë. Ndërmjet misionarëve të parë që u dërguan në Shqipëri ishin Baba Ali Horasani, në Krujë, Dylgjer Hysejni, në Elbasan, Baba Arshiu në Gjirokastër dhe shumë të tjerë. Që të gjithë këta shkuan në Shqipëri ndërmjet shekullit XIV dhe XV… Në shekullin XVII u ngrit në Gjirokastër e para teqe bektashiane. Kjo teqe u themelua nga Asim Babai. Pak më vonë u ngrit në Krujë teqeja e famshme e Shemini Babait… Pas disa kohe, Xhefai Ibrahim Babai themeloi teqenë me rëndësi të Elbasanit. Në të njëjtën kohë u hap teqeja e Kosturit, ndën kryesinë e Rustem Babait…

 

Xhevat Kallajxhi

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara