Famija e Ehli- Bejtit

Me të vërtetë unë po ju le amanet në mesin tuaj o popull, dy gjëra me vlerë, Librin e Zotit  dhe Ehli – Bejtin tim, derisa të jeni lidhur tek ato të dyja dhe të kërkoni ndihmë prej tyre, nuk do të devijoni kurrë nga rruga e drejtë dhe me të vërtetë këto të dyja nuk do të ndahen nga njera tjetra, deri sa të vijnë pranë meje në oazin e Keutherit.

Unë jam qyteti i Diturisë, Aliu është porta e Tij.

Profeti Muhamed (a.s.)

Zoti është më i madhi, Ai Zot, i cili plotësoi për ne fenë e Tij dhe plotësoi për ne begatinë e Tij dhe është i gëzuar dhe i kënaqur me misionin Tim dhe kujdestarinë e Aliut pas meje. 

Profeti Muhamed (a.s.)

Dashuria ndaj Atdheut është prej Besimit

Profeti Muhamed (a.s.)

O njeri! Ke lindur i lirë prej nënë dhe babe. Mos u  bë rrob i askujt!
O Muak’kal, qëndro gjithmonë nën urdhërat e Allahut ! Mos vepro jashtë ligjeve me myslimanët, mos u bëj i padrejtë me jo myslimanët, që janë në besën tonë!
Mos u trego mendjemadh se Allahu nuk i do ata !
Mbajeni fjalën kur diskutoni, mbani drejtësi kur gjukoni dhe mos u krenoni me prindërit.
Kushdo që u largua nga e Drejta, u rrënua.
Kur shikon të keqen, largohuni prej saj.
Lakmia është një skllavëri e përjetshme.
Shkule të keqen nga kraharori i të tjerëve, duke e shkulur atë nga vetë kraharori yt.

Imam Aliu  “Kulme të Fjalës”( Nehxh ul -Belaga)