e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

 

Arberëshët e Kroacisë janë pak të njohur, po ata ruajnë në Zarë një thesar muzikor, që e zbuluan studiueset Dina Bušić e Melita Ivković. Këngët e vjetra arbëreshe janë ura lidhëse brenda trashëgimisë kulturore europiane.

Një muzikologe e re nis një hulumtim në kuadër të studimeve në Akademinë e Muzikës në Zagreb në vitin 1999 dhe zbulon papritur një botë të panjohur më parë për të. Dina Bušić, vetë nga ana e nënës me rrënjë nga Arbëreshët e Zarës nuk e dinte fillimisht kur regjistroi këngë e fragmente këngësh me gjyshen apo këngëtarë të moshuar, se ato ishin sjellë 300 vjet më parë nga arbëreshët e shpërngulur nga zonat e Liqenit të Shkodrës drejt Kroacisë.

 

Shpëtimi i një thesari të harruar

Ky zbulim e nxiti Dina Bušić t’i kushtohej jo vetëm mbledhjes, por edhe përpunimit të tyre derisa një ditë ato ishin të gatshme për t’u regjistruar në albumin “Berbili” në Kishën Marijana të ishullit Zlarina që njihet për akustikën e mrekullueshme. “Në një farë mënyre është trashëgimia ime familjare, por në anën tjetër është puna ime shkencore, sepse derisa pyeta, nuk e dija që ato ishin këngë ‘arbnesh’. Kjo traditë seriozisht kishte filluar të zbehej shumë. Për fat të keq sot nuk ka asnjë mënyrë për të mësuar mbi këtë repertor tradicional, kështu në një lloj mënyre, ne e shpëtuam atë nga harresa e plotë”, rrefen studiuesja. Ishte muzikologja e kitaristja, Melita Ivković që e nxiti Dinën të mos e humbisnin këtë thesar. “Ne na u bë e qartë, se nëse nuk do të ndërmerrnim diçka, ky thesar do të humbiste njëherë e përgjithmonë”, thotë Ivković.

 

Tradita e arbërëshevë të Kroacisë është “në hije” krahasuar me tradita të tjera të diasporës, thekson Prof. Eckehard Pistrick, etnomuzikolog në Institutin për Etnomuzikologjinë Europiane në Universitetin e Kölnit dhe drejtues i degës së Shoqatës së Europës Juglindore për Kölnin, prandaj ai e kishte për zemër organizimin e një mbrëmjeje të tillë. Bashkë me rrjetin UraCult që angazhohet prej disa vitesh në prezantimin e ndërlidhjen e kulturës shqiptare në Gjermani e Europë ata sollën në Köln studiueset e muzikantet, Dina Bušić dhe Melita Ivković të prezantojnë këngët arbëreshe. Ali Salihu, nga kryesia e UraCult, që gjithmonë e ka tërhequr historia arbëreshe rrëfen, se bashkëpunimi kishte një parahistori. “Vetë kam qenë disa herë në Zarë dhe kam vizituar Arbanasin, kam kuptuar se kjo pakicë ka kontribuar në Kroaci me disa personalitete të ndryshme.[..] Kur lexova për këtë album, e kontaktova menjëherë zonjën Bušić dhe doja që një ditë ta prezantojmë këtë projekt shumë të mirë, në Köln. Ne si Uracult nuk e shohim veten vetëm si shoqatë shqiptare, por si urë lidhëse mes të gjitha vendeve të Evropës Juglindore e Gjermanisë, prandaj jemi të lumtur që të prezantojmë për herë të parë edhe artistë nga Kroacia.”

 

“Dina e Mel”, siç paraqitet dueti në koncerte, u desh të punonin gjatë për këtë album bashkë me artistë të tjerë të njohur. Sepse nuk mjaftoi vetëm mbledhja e fragmenteve muzikore e këngëve, atyre u desh të konsultonin shumë burime për t’i rikonstruktuar këto këngë herë melankolike, herë humoritiske që i kushtohen dashurisë, natyrës, nënës, familjes e nostalgjisë për vendlindjen. “Janë këngë shumë emocionuese, del në pah se janë këngë të vjetra, këngë që nënat i kanë kënduar me fëmijët e tyre prej shumë e shumë kohësh, një gjuhë e thjeshtë, gjuhë e shtëpisë, që automatikisht tek dëgjuesi sjell emocione familjare. Por me këtë koncert këngëtarja dhe kitaristja na treguan, se si mund të transfomohet muzika që është trashëguar në familjet në një ambient të ngushtë, në një muzikë që transporton dhe kthehet në një urë mes kulturave, sepse ajo ka treguar që e njëjta këngë ekziston në disa gjuhë dhe ka përdorur elementë nga gjuhë të ndryshme për të kombinuar këtë”, thotë Dr. Adelheid Feilcke, drejtuese e Programeve të Europës e Ballkanit Perëndimor në Deutsche Welle, eksperte prej vitesh jo vetëm e politikës së Ballkanit. Ajo vetë ka hulumtuar dikur në Shqipëri mbi etnologjinë e muzikës.

Më shumë

Promovohet studimi monografik “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” e autorit akad. Vasil S. Tole

Monografia “Banda Kombëtare Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane e autorit akademik Vasil S. Tole, që i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjes, u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. […]

“Western Balkans Youth Orchestra”: Orkestër e re kundër konflikteve të vjetra

Ata vijnë nga vende që përpara 30 vjetësh luftonin brutalisht njeri-tjetrin. 25 të reja e të rinj takohen tani në turne koncertesh për të bërë muzikë së bashku. “Western Balkans Youth Orchestra” nis turneun e koncerteve.   Ata të gjithë janë fëmijë të luftës, të të ashtuquajturave „luftëra të Jugosllavisë”. Tani ata takohen për […]

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Torino, me më shumë se 200 tituj

Shqipëria dhe letërsia e saj janë të pranishme edhe këtë vit, me një stendë të posaçme, në Panairin Ndërkombëtar të Librit, edicioni i 33-të i të cilit zhvillohet në Torino nga data 14 deri më 18 tetor 2021.   I vizituar çdo vit nga qindra mijëra vizitorë nga e gjithë Italia, Panairi Ndërkombëtar […]

Zbulohet stera 2300-vjeçare në sitin arkeologjik të Bylisit

Neritan Ceka: I përket shekullit III para Krishtit. Stera është e gjatë 50 metra dhe e thellë 8 metra dhe e mbuluar nga një sistem harqesh. Kërkimet arkeologjike në Bylis kanë nisur nga njësia e re “ArkeoBylis” e ngritur në Akademinë e Shkencave, kryesuar nga Neritan Ceka. Skënder Muçaj: Janë zbuluar dhe objekte të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara