Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.
Mbi tryezën e një konference shtypi të mbajtur në mbrëmje, zoti Berisha kishte disa pirgje me shkresa të cilat siç deklaroi ishin formularët e e firmosur nga 4200 delegatëve të Kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike.
Statuti i Partisë Demokratike, parashikon mundësinë që Kuvendi i saj kombëtar mund të mblidhet me kërkesë të një të katërtës së anëtarëve të tij. Në Kuvendin e mbledhur pak muaj më parë, zyrtarë të partisë bënë të ditur se numri i delegatëve ishte pak më shumë se 7600 anëtarë. Firmat, që zoti Berisha njoftoi se janë mbledhur, përbëjnë kështu më shumë se 50 përqind të delegatëve.
Formularët u dërguan menjëherë pas konferences, në selinë e Partisë Demokratike dhe u depozituan në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili gjithashtu është shfaqur si përkrahës i lëvizjes së ndërmarrë nga zoti Berisha. Në zyrën e tij me herët ishte vendosur dhe një kasafortë ku u mbyllën formularët.
“Në forumet e PD, për dramën e kësaj partie, i vetmi institucion brenda saj i konstituuar, pas Kuvendit, është Këshilli. Vetë kryetari nuk ka mbledhur ende kryesinë e PD. Ka frikë e tmerr nga anëtarësia. Këshilli është forumi më i lartë pas Kuvendit dhe ai është konstituuar, ka bërë një mbledhje. Prandaj për këto arsye depozitohen pranë kryetarit të Këshillit Kombëtar”, shpjegoi zoti Berisha.
Formularët do të qëndrojnë në zyrën e zotit Paloka deri ditën e Kuvendit. Sipas zotit Berisha “verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo Kuvendi bëhet vetëm nga Kuvendi. Vetëm ai ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin”, duke shtuar se cilido është i lirë që të shqyrtojë nga afër procesin e verifkimit të mandateve.
Zoti Berisha shpjegoi se ideja për të depozituar formularët e për t’i mbajtur ato të mbyllur deri ditën e Kuvendit, vjen nga fakti që përmbajnë të dhëna personale që nga numri i kartës së identitetit deri te ai i kartës së anëtarësisë.
Zoti Berisha ka përsëritur disa herë se përmes mbledhjes së Kuvendit, do të bëhen ndryshime në statut, për t’i dhënë më shumë peshë anëtarit të partisë në vendimmarrjet e saj, si dhe për të hapur një garë për kryetarin e partisë, pjesë e së cilës do të jetë dhe ai vetë. Në konferencën e mbrëmjes të së mërkurës, ai shpalli hapur sigurinë se do të rimarrë drejtimin e PD, nga e cila u tërhoq pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013. Ai e përkufizoi “Foltoren”, turin e ndërmarrë në bazën demokrate si “nismë historike që ka si synim rivendosjen e pluralizimit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto me vullnetin e qytetarëve shqiptarë”.
Gjatë turit të tij në bazën demokrate, zoti Berisha ka këmbëngulur në largimin e zotit Basha, por duke ofruar variante të ndryshme. Të martën nga Pogradeci ai deklaroi se kryetari demokrat duhet të dorëhiqej, ose përndryshe do të shkarkohej. Ndërsa një ditë më pas u shpreh se “kryetari pa parti, në vlerësimin tim, duhet të votohet nga anëtarësia e partisë, ndonëse Kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij, por këto janë çështje që do zgjidhen gjatë rrugës”.
Statuti i Partisë Demokratike e parashikon shkarkimin e kryetarit nga Kuvendi, por mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]