e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

Atë që nuk po e bën Basha, duket se do ta realizojë Sali Berisha. Ish-kryeministri ka paralajmëruar protesta të ashpra kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve. Gjatë “Foltores” në Elbasan, Berisha u shpreh ndër të tjera.

“Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën. Se shqiptarët e paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Se shqiptarët paguajnë naftën më shtrenjtë se qytetarët e Zvicrës, që kanë rroga 6 mijë euro në muaj. Ne do të ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë që besojmë te liria. Ftoj demokratët të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, ka thënë Berisha.

Edi Rama, ta dish mirë se kur të ngrihemi në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.

Të dërrmuar nga humbja në zgjedhje dhe nga opozitarizmi i squllur militantët në sallë u ngritën në këmbë kur Berisha bëri thirrje për protesta. Prej dy vitesh e gjysëm nën Bashën opozita i ka harruar manifestimet që kanë qenë në ADN-në e saj. Madje edhe pasi Basha shpalli masakrën zgjedhore kur Mark Marku dhe Gjekmarkaj i kërkuan fillimin e protestave, Basha ia ktheu: “Dakord por çfarë fitojmë prej tyre”.

 

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se është i hapur për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike. Ai theksoi gjatë foltores me demokratët se historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.

 

“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.

 

Duke iu drejtuar gazetarëve Berisha tha se “Tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi”.

 

Ish-kryeministri tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjeve dhe se çfarë ka biseduar me Lulzim Bashën që kur u shpall “non grata” e deri kur u përjashtua nga grupi parlamentar.

 

“Unë Lulzim Bashën pas marrjes së këtij vendimi, vendimi tjetër ishte që ai s’mund të ishte kryetar se katër humbje njëra pas tjetrës. Vendime të pastudiuara, të pamatura, ai s’mund të ishte kryetar. Unë nuk do përzihesha në garë elektorale, por me deputetët tanë, me anëtarët e Këshillit Kombëtar do të ndërmerrnim një proces gradual me largimin në mënyrë të padiskutueshme me vullnetin tuaj. Kjo nënkuptohej në deklaratën time. Ky një ditë prej ditësh më thotë mua që mandatin erdhi filani që duhet ta dorëzosh. I them “shiko, mandati është çështje sovraniteti të vendit. Unë të shkelmoj sovranitetin e vendit, forcë që më detyron nuk ka”. Sepse ky është një vend 112 vjet i pavarur. Ky sovranitet qëndron mbi idealet, mbi gjakun, mbi sakrificat më të jashtëzakonshme të një kombi. Nuk mund të imagjinoj unë që të vijë dikush dhe të thotë që ti do hysh në parlament, ti s’do hysh në parlament, përveç ligjeve të vendit tim. I them, thuaji në mënyrë të prerë. Fillon kërcënimet. “Të gjitha t’i bëjnë nuk kam asnjë problem unë. As mos e diskuto atë punë. Nuk ka njeri që më bind mua”. Imagjinoni, nuk ka njeri që ka ndikuar në sovranitetin tonë si Wilson, por edhe Bill Clinton e George Bush për Kosovën. Kush mund ta imagjinonte se ata e bënë këtë për të diktuar se kush do të hyjë në parlament. Kurrën e kurrës. Të thuash se s’do hysh në parlament tejkalon çdo lloj imagjinate. Unë i them jo. U përpoqën pastaj me KQZ-në, por dështuan se ç’është e vërteta thanë që nuk ka ligje. Në fund ky shpall vendimin. Më merr në telefon 20 minuta para. Në këtë mes Sali Berisha, nëse mblidhte Këshillin Kombëtar dhe e votonte në Këshill Kombëtar unë do pranoja vendimin e Këshillit Kombëtar pa asnjë diskutim. Ky për të cilin e them edhe njëherë ungjilli thotë si ky nuk duhet të lindë, i pabesë e ka fjalën e dini vetë ju. Krishti thotë për Judën. Ky njeri pa pyetur njeri fare shkelmon sovranitetin e PD. Në një bisedë të mëparshme një forcë politike jo sovrane nuk meriton të ekzistojë. “E mora unë vendimin tim”. Si e more ti vendimin ti? Ka qenë një diktator në Amerikën e Jugut që e kam parë në ëndërr i thoshte popullit të vet, por çfarë jemi ne këtu? Kjo u bë shkas për të rivendosur në mënyrë të vendosur legjitimitetin në PD, dinjitetin tim dhe të PD-së si anëtar i saj”, tha Berisha.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara