e mërkurë 8 dhjetor 2021
e mërkurë 8 dhjetor 2021

 

Sali Berisha mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri, lideri historik i së djathtës shqiptare i pyetur mbrëmjen e sotme nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD dha një përgjigje surprizë “Kurrë, mos thuaj kurrë” duke hapur debatin.

I pyetur nëse kjo deklaratë që nuk përjashton asgjë, përfshinë edhe përpjekjen për të marrë drejtimin e PD-së, Sali Berisha ishte akoma më i qartë “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese, kategorikisht” tha ai te SyriTv.

Por cfarë e ndryshoi qëndrimin e Berishës?

Pak ditë më parë, ai tha se do të jepte dorëheqjen si deputet nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ish-kryeministri hoqi dorë nga ideja dhe tashmë jo vetëm që nga karrigia e deputetit do të vijojë betejën kundër sekretarit amerikan Blinken, që e shpalli “non grata”, por la të hapur rikthimin në krye të PD-së, nga ku u dorëhoq në 2013.

 

Pjesa nga intervista ku Sali Berisha flet për rikthimin e mundshëm në krye të PD-së

Keni thënë, Sali Berisha kurrë nuk rikthehet më në funksione drejtuese…
Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never.

Këtë shprehje e keni përdorur me Ramiz Alinë…
E kam përdor atëherë, e përdor sot prapë. Unë po ecja në një drejtim, kam rrugë…

Nuk përjashtoni as drejtimin e PD-së në të ardhmen?
Nuk përjashtoj asnjë të drejtë timen kushtetuese më, kategorikisht.

Më shumë

FRPD shpall zgjedhjet për forumin rinor, proces paralel me atë të nisur nga PD

Kryesia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka vendosur sot që të shpallë zgjedhjet. Ky është një proces që do të bëhet paralel me atë të nisur më herët nga Partia Demokratike. FRPD ka hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022. Po ashtu, kryesia […]

SHBA, thirrje BE-së të hapë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan të enjten mbështetjen për integrimin e Ballkanit Perëdimor në Bashkimin Evropian dhe shprehën angazhimin për të nxitur këtë proces, në interes të vetë vendeve, BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.   Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar tha para anëtarëve të nënkomisionit për Evropën dhe […]

Gjykata në Francë pranon procesin: Berisha në gjyq me Blinken

Gjatë takimit të “Foltores” në Kavajë, Sali Berisha njoftoi se një gjykatës i Parisit pranoi kallëzimin e tij për Sekretarin e Shtetit, Entoni Blinken për shpifje.   “Gjykata e Parisit pranoi kallëzimin tim. E ftoj Sekretarin e Shtetit Entoni Blinken të paraqesë çdo provë, çdo fakt, çdo dokument që ka ndaj meje. Por nuk […]

Nga “Foltorja” e Kavajës, Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë “Foltores” së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.   “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara