Ish kryeministri Sali Berisha së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike, strukturë e ngritur nga Kuvendi i thirrur prej tij dy ditë më parë, hynë në selinë e kësaj force politike për të zhvilluar mbledhjen e tyre, ndërsa në sallën përballë, kryetari demokrat Lulzim Basha po zhvillonte një tjetër takim. Zoti Berisha njoftoi nisjen e përgatitjeve për referendumin e datës 18 dhjetor, ku kërkohet që anëtarësia e partisë të shprehet për vendimin e Kuvendit për shkarkmin e zotit Basha. Ky i fundit reagoi me tonet më të ashpra të përdorura deri më tani ndaj pararendësit të tij, duke i kujtuar të kaluarën komuniste, apo dhe ngjarjet e vitit 1997.
Zotit Berisha dhe mbështetësit e tij u shfaqën sot pas mesditës në selinë e Partisë Demokratike. Një akt i hapur sfide, që pritej dhe ishte paralajmëruar nga zoti Berisha, i cili kishte përsëritur disa herë se selia e partisë është e demokratëve.
Që në hyrje zoti Berisha saktësoi se ai dhe anëtarët e Komisionit për rithemelimin e partisë, strukturë e miratuar nga Kuvendi për të drejtuar partinë deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, ishin aty për të zhvilluar një takim. “Në zyrën e Bashës ne nuk kemi punë. Sot ne vijmë këtu për të bërë një mbledhje”, deklaroi ai.
Në Kuvendin e para dy ditëve delegatët votuan duke i konsideruar të pavlefshme strukturat aktuale të Partisë Demokratike. Të gjithë anëtarët e Komisionit, shoqëruar dhe nga mbështetës të tjerë, u ngjitën në katin e dytë, duke hyrë në një nga sallat e mbledhjes, ndërsa përballë tyre, në një sallë tjetër, zoti Basha po zhvillonte një tjetër takim pune me grupin për zgedhjet në Forumin rinor.
Mbledhja zotit Berisha me Komisionin e Rithemelimit nuk zgjati shumë. Pas saj, ish kryeministri shpjegoi se ishte diskutuar për përgatitjet e referendumit të thirrur prej tyre në datën 18 dhjetor, datë në të cilën zoti Basha ka thirrur Kuvendin e partisë.
Referendumi kërkon mbështetjen e anëtarësisë së partisë për vendimin e marrë nga Kuvendi i së shtunës së kaluar, për shkakrkmin e kryetarit Basha. Zoti Berisha i kërkoi kryetarëve të degëve që të vënë në dispozicion selitë e partisë për referendumin. “Kryetarët e degëve që nuk e kanë ndarë ende mendjen, selitë e tyre t’i vënë në dispozicion të anëtarësisë për referendumin. Kurrë, s’mund të mendojë kush se selitë e partisë janë shtëpitë apo apartamentet private të drejtuesve”, tha ai.
Më herët gjatë ditës, Partia De,okratike njoftoi se kishte kallzuar në Prokurorinë e posaçme SPAK, tre deputetë dhe dy sekretarë nën akuzën e “Falsifikimit të vulave, stampava dhe formularëve”, duke qenë se ata ishin ndër organizatorët e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha, nën simbolet e PD-së.
Ish kryeministri e sulmoi ashpër për këtë akt. “Një veprim të tillë e bën një njeri që nuk ka as besë, as ligj. Një besë prerë që vërsulet ndaj kolegëve të tij, drejtuesve, në të gjitha mënyrat”, u shpreh ai.
Mbrëmë Këshilli Kombëtar i thirrur nga zoti Basha votoi për shkarkimin nga funksionet, të kryetarit të Këshillit Edi Paloka, 4 sekretarëve dhe disa anëtarëve të kryesisë, ndërsa miratoi një rezolutë e cila i konsideronte nul vendimet e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha.
Kryetari demokrat Lulzim Basha, reagoi me tonet më të ashpra të përdorura ndonjëherë ndaj zotit Berisha, duke i kujtuar atij të kaluarën si ish anëtar i Partisë komuniste para vitit ’90, apo dhe trazirat e vitit 1997.
“Sot është kohë të dënojmë me ashpërsinë më të madhe aktn e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fund në përpjekjen për karshillik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës., në egoizmin për të marrë peng Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe për të mbivendosur vullnetin e tij, hallet e tij personale, interesit e tij dhe familjes së tij, familjes tonë të madhe politike”, deklaroi zoti Basha, duke nënvizuar se “sot shenjë e qartë e ndarjes së plotë e të pakthyeshme me Sali Berishën dhe pjesën tij të errët të historisë”.
Sipas tij “kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi i cili mundohet të shfaqet si fitimtar, në fakt gjithçka që ka bërë sot ka treguar se humbja e tij është pa kthim, është rruga që ai ka zgjedhur. Sali Berisha ka treguar me ato që ka bërë sot se kur vjen puna për interesat e veta, nuk ka as erz dhe as burrëri. Është një burracak i cili si një ish komunist i vjetër , me propagandë, me mashtrim edhe gënjeshtra, është gati të thërrmojë e të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik, Partinë Demokratik, vetëm e vetëm për interesin e tij personal”.
Basha në Kuvend, Berisha në referendum, kundër njëri tjetrit
Berisha sfidon Bashën; hyn me të vetët në selinë e PD-së
Kuvendi i Berishës, shkarkon Bashën
Çarja e PD/ Basha mbush sallën Anti-Foltore, Berisha: Kuvendi i 11 Dhjetorit në Air Albania
Dy kuvendet e PD, si po përgatiten strukturat për 11 dhe 18 dhjetorin
“O Sali o hero, Amerika ty të do!”/ Shpërthejnë demokratët në New Jersey. Berisha: U shpalla non-grata prej lobimit të Soros dhe Ramës
Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA. Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]
Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij. Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]
Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]
Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit. Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]