e shtunë 25 qershor 2022
e shtunë 25 qershor 2022

 

 

Pas referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës, Sali Berisha shkoi në selinë e PD-së. Ai mbajti një fjalim të shkurtër para gazetarëve dhe mbështetësve të tij ku tregoi se rreth 44 mijë demokratë vendosën për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Më poshtë mund të gjeni deklaratat e Sali Berishës nga selia e PD-së.

 

Sali Berisha u shpreh nga selia e PD se rreth 44 mijë demokratë kanë votuar këtë të shtunë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

 

“Firmosën sot më 18 Dhjetor në një akt madhor në një monument madhështor të lirisë së pluralizmit politik referendumin e parë të thirrur nga një forcë politike në historinë e Shqipërisë, por mundet edhe më gjerë, të Europës dhe më gjerë. Dua të përulem me nderimin më të madh para dhjetëra mijërave, para rreth 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës. Jo Bashës, por brava ik. E Lul Bravës nga largimi përfundimtar i forcës politike. E trajton partinë Demokratike si një pronë të tij, ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik. Ju e shihni që ky revolucion nuk ka të ndalur. Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë këtë revolucion”, tha Berisha.

 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se në tarracën e selisë së PD ndodhen gardistë dhe forcat RENEA.

 

Berisha tha se efektivët që ndodhen brenda selisë së PD janë të pajisur me bomba gazi lotsjellës.

 

Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, lideri historik i PD i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëhet pjesë e këtij skenari të turpshëm dhe të rrezikshëm për stabilitetin e vendit.

 

Revolucionin demokratik tha Berisha nuk do ta pengojë asgjë, ndërsa shtoi ky revolucion po troket te dyert e qeverisë.

 

“PD është shtëpia e lirisë. Ju e patë historinë e turpit të sotëm se si ishin mbledhur aty fëmijë dhe njërëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë forcë politike. Të mos vazhdohet më tutje me këtë skenar. Ky është skenar destabilizues për vendin. I them Edi Ramës se kurrë këtë revolucion s’do mund ta ndalosh, as nuk mund ta mposhtësh. Por me këto që bën duke marrë peng Lul Bravën, duke ia mbushur tarracën me gardistë dhe RENEA, shndërruan në një aset të vërtetë të qeverisë. Ata nuk paguhen për të ruajtur Lul Bravën, ata paguhen për të mbajtur rendin dhe qeverisë. I them Edi Ramës, revolucioni po troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde. Leri lojërat, mos luaj me pluralizmin. Ky revolucion është i gatshëm të çmontojë narkoshtetin. Është i gatshëm të përballet me çdo pengesë. Dhe do t’u rikthejë shqiptarëve votën e lirë”, u shpreh Berisha.

 

Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 Dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare. Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Kryeministrisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00. Berisha u shpreh se qytetarët do të presin ashtu siç e meriton Aleksandër Vuçiçin.

 

“Ditën e hënë në ora 16:00 të mblidhemi përpara Kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare të shpallur. Duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të nevojshme. Sllobodani i ri, ish-Gebelsi i Millosheviçit do të pritet ashtu siç e meriton, me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale të Beogradit me dy vasalët në Ballkan. Është kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Kjo aleancë është vendosje e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, tha Berisha.

 

Ndër të tjera, Berisha shtoi se do të protestohet edhe për vjedhjen që u është bërë shqiptarëve duke marrë shembull aferën e inceneratorëve.

 

 

Më shumë

“Non-grata”, Berisha shkon me ‘Foltoren’ në SHBA

Të dielën e 5 dhjetorit ora 12:00 me orën lokale, do të zhvillohet ‘Foltorja’ e ish-kryeministrit Sali Berisha me shqiptarët e Amerikës. Njoftimin e ka bërë publik lideri historik i PD përmes një postimi në Facebook. Organizimi është bërë nga diaspora shqiptare në SHBA.   Takimi do të zhvillohet me video-konferencë njësoj sikur të […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Shtyhet ngritja e komisionit të reformës zgjedhore

Miratimi i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore është tërhequr nga seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.   Vendimi ka ardhur pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj.   Kjo për faktin se palët ende nuk janë dakordësuar për objektin e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore. […]

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend projektligjin që do të votohet ditën e sotme mbi konventën e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Izraelit.   Sipas saj kjo konventë do të bëjë që çdo shtetas apo biznes që zhvillon […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara