e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Vendet e Ballkanit do të bien në recesion gjatë vitit 2020 për shkak të krizës së koronavirusit, me Shqipërinë e cila sipas parashikimeve të Bankës europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), do të pësojë tkurrjen më të madhe, ndërsa rritja e ekonomisë së saj do të zbresë në -9 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Sipas raportit të publikuar sot “ekonomia shqiptare do të preket ndjeshëm nga epidemia si pasojë e varësisë së saj së lartë nga turizmi dhe fasoneria. Një reduktim i pritshëm i dërgesave nga emigrantët do të ndikojë gjithashtu në rënie”, vlerëson raporti sipas të cilit “rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave në vend për ndalimin e përhapjes së virusit dhe kthimi në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”. Sipas parashikimeve të BERZH-it, ekonomia shqiptare mund të njohë një rimëkëmbje të shpejtë, duke u rritur me 12 përqind në vitin e ardhshëm.

 

Sa i përket Kosovës, e cila vitin e kaluar rregjistroi rritjen më të lartë në rajon, BERZH-i parashikon se “efektet e masave që synojnë kontrollimin e pandemisë, dhe një rënie të mundshme të dërgesave në para, pritet të rezultojnë në një rënie të PBB-së prej 5.0 përqind në vitin 2020, për t’ju rikthyer një rritjeje pozitive prej 7.5 përqind në 2021”.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas raportit, do të preken nga kriza e koronavirusit përmes kanaleve të ndryshme. “Sektorët e shërbimeve, veçanërisht Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të ndiejnë efektin e masave bllokuese përmes rënies të të ardhurave. Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të cilat kanë baza të forta prodhuese, mund të goditen më së shumti përmes prishjes së zinxhirëve të furnizimit global”. Ndërsa Mali i Zi, si;undër dhe Shqipëri, pritet të goditet fort në sektorin e turizmit, për shkak të kufizimeve në lëvizjen e personave, raporton voa.

 

Banka e Shqipërisë

Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi sot gjatë një takimi me përfaqësuesit e sistemit bankar dhe të sipërmarrjes, se “ekonomia shqiptare pritet të pësojë një rënie të fortë të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, në përmasa të cilat nuk i kemi përjetuar gjatë dy dekadave të fundit. Ajo – shtoi zoti Sejko – do të shoqërohet me rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave dhe vështirësi financiare për bizneset e familjet. Në planin mikroekonomik, rënia e të ardhurave, pakësimi i likuiditetit dhe përkeqësimi i aftësisë paguese, do të testojnë qëndrueshmërinë financiare të bizneseve. Në planin makroekonomik, rritja e borxhit privat dhe publik do të testojë qëndrueshmërinë e ekuilibrave ekonomikë të vendit. Së fundi, goditja që ka pësuar sektori real nuk do të kalojë pa lënë gjurmë as në tregun financiar dhe as në treguesit e aktivitetit të sektorit bankar”.

 

Guvernatori Sejko tha se “biznesi shqiptar përballet me një sfidë serioze ndaj së ardhmes së tij, sfidë e cila në segmente të caktuara ka përmasa thuajse ekzistenciale. Në të njëjtën kohë, – theksoi ai – shëndeti afatgjatë i sektorit bankar, dhe nëpërmjet tij, siguria e kursimeve të qytetarëve dhe stabiliteti financiar i vendit, është i lidhur ngushtë me shëndetin e biznesit”

 

Ai vuri në dukje, se bizneset dhe bankat janë përpara disa sfidave, duke renditur të parën, atë të sigurisë ndaj punonjësve të tyre. Së dyti, sipas tij duhet rishikuar modeli i biznesit dhe të rritet fleksibiliteti operacional. Tjetër sfidë, zoti Sejko konsideroi ruajtjen e likuiditetit dhe e aftësisë paguese të bizneseve. “Përvoja historike tregon se krizat e likuiditetit janë shpesh pikënisje për kriza të plota financiare”, tha ai duke I mëshuar nevojës për të ruajtur kapacitetet prodhuese të ekonomisë. “Kjo sfidë nënkupton ruajtjen e shëndetit të bizneseve individuale si dhe funksionimin e të gjithë zinxhirit të prodhimit e të tregtimit”, nënvizoi guvernatori.

 

Ai vuri më pas në dukjse sfidën e ruajtjes së stabilitetit monetar e financiar të vendit, “stabilitet i cili është i panegociueshëm për Bankën e Shqipërisë.

14 maj 2020

Më shumë

Çmimet e gazit natyror prekin nivele rekorde në Evropë

Çmimet e gazit natyror kanë prekur rekorde të reja në Evropë më 1 tetor, duke rritur shqetësimet për konsumatorët në prag të sezonës së ftohtë.   Kjo gjë po ashtu rrit vëmendjen drejt furnizuesit më të madh të Evropës me gaz natyror, Rusisë.   Çmimet e gazit janë rritur për disa javë tashmë, […]

Indeksi i Dhomës Amerikane: Sërish rënie e besimit të biznesit në Shqipëri

Pandemia Covid-19, përmirësimi i pakët në ekonomi dhe reformat e lidhura me investimet janë faktorë kryesorë, që sollën këtë rënie     Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin Vjetor për vitin 2020, ku regjistrohet përsëri një rënie me 0.5 për qind e besimit të biznesit në Shqipëri.   Ky është viti i dytë me […]

Energjia, shqiptarët paguan 2.7 milionë euro kamatëvonesa në fatura

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike raportoi prane Entit Rregullator te Energjise se në 6 mujorin këtij viti faturat ndaj të cilave është paguar kamatëvonesë kapin nivelin 1.86 milionë dhe vlera monetare e penalitetit llogaritet në 342 milionë lekë apo 2.7 milionë euro.   Kamatëvonesat janë detyrime që i lindin konsumatorit në momentin që […]

Rritet prodhimi vjetor i rrushit – vlerat fantastike të produktit shqiptar

Prodhimi vendas i rrushit po dominon gjithnjë e më tepër, jo vetëm në furnizimin e tregut vendas por edhe në eksporte drejt vendeve të Rajonit dhe BE-së, si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.   “Gati 11 mijë ha vreshta të shtrirë në të gjithë territorin, kanë bërë të mundur […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara