e premte 28 janar 2022
e premte 28 janar 2022

Besimet më të praktikuara në Shqipëri janë feja islame dhe feja e krishterë. Të dy këto grupime të mëdha përfshijnë në vetvete disa grupime me peshë siç janë 0sunitët dhe bektashinjtë për fenë myslimane dhe katolikët dhe ortodoksët për fenë e krishterë.

Vendi ka një përqindje të vogël pjesëtarësh të fesë hebraike dhe pjesëtarë të korrenteve të tjerë fetarë.
Po ashtu, Shqipëria është një qendër e fesë Bahai.

Në vitin 1967, nën regjimin komunist të Hoxhës, praktikat fetare u ndaluan me ligj dhe ato rimorën jetë vetëm pas rënies së komunizmit më 1991.

Sipas një prej censuseve më të fundit, 56,7% e shqiptarëve të Shqipërisë janë myslimanë sunitë, 2,9% e tyre janë bektashinj, 10,3% deklarohen katolikë, ndërsa 6,75% ortodoksë të ritit bizantin. Po ashtu 5,49% janë besimtarë të pacilësuar, 13,79% preferojnë të mos e deklarojnë përkatësinë fetare, ndërsa 2,5% deklarohen ateistë.

Shqipëria është e njohur në botë si një vend i tolerancës së gjerë fetare. Kjo karakteristikë mendohet se favorizohet nga dominimi historik i traditave dhe kulturës kombëtare ndaj atyre fetare të imponuara nga sundues të ndryshëm në histori. Përpos kësaj, mosnjohja e thellë e doktrinave fetare favorizon po ashtu tolerancën.

Procesi i sekularizimit ka ndikuar që 83,1% e shqiptarëve të Shqipërisë ta shohë fenë jo si një praktikë, por thjesht si një traditë e trashëguar. Periudha ateiste nën komunizëm ka ndikuar po ashtu në konceptimin e fesë jo si një përkatësi identitare, por si një traditë e përftuar historike.

Më shumë

15 korrik 1941, kisha e Shën Prokopit gjatë ndërtimit

Komuniteti ortodoks i Tiranës, i ngulur në këtë qytet që prej shek. XVIII, veç gjallërisë që i solli qytetit, barti me vete edhe objektet e veta të kultit. Si të krishterë të ritit Lindor, ortodoksët e Tiranës, kryesisht me prejardhje vllahe- arumune, ndërtuan të parën kishë të tyren më 1780, në atë pjesë të […]

Kohë pandemie: Orthodhoksët për të dytin vit radhazi do të kremtojnë Ringjallejn e Krishtit në kushte shtëpie

E ndërsa masat lehtësuese shtohen një nga një, besimtarët orthodhoksë do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit edhe për këtë vit në kushte shtëpie.   “Sot është e Enjte e Madhe, sapo mora bojën e kuqe në kishë për të ngjyer vezët siç e ka tradita në këtë ditë, por zonjat që ishin tek dyqani […]

Kisha katolike: Shitblerja e votës plagë që duhet të zhduket

Dënimi me forcë i fenomenit të shitblerjes së votës, shqetësimet për kandidatët me të kaluar të dyshimtë, apo dhe sfidat me të cilat do të duhet të përballet qeveria e ardhshme që do të dalë nga zgjedhjet, ishin në qendër të një deklarate të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, pikërisht në prag të votimeve të […]

Përgjaket xhamia në qendër të Tiranës, plagosen me thikë 5 besimtarë

5 besimtarë muslimanë u plagosën sot gjatë një sulmi me thikë nga ana e një 34 vjeçari, Rudolf Nikollaj, në xhaminë Dine Hoxha, në Tiranë. Agresori, u kap nga vetë besimtarët, të cilët më pas e dorëzuan atë në polici. Besimtarët e plagosur u dërguan menjëherë në spital jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara